Reperët Rina Balaj dhe Sin Boy, kanë prezantuar së fundmi për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
“Sari” titullohet kënga e re e çiftit, muzikën dhe tekstin e së cilës dyshja i kanë realizuar vet.

Klipi i këngës i cili është realizuar në Shqipëri nga MAX Production, e sjell Rinën në disa skena mjaft atraktive dhe provokuese.
Në njërën prej tyre ajo shfaqet në pishinë me bikini, teksa vë në pah fizikun duke interpretuar këngën e saj të re.
Mes shumë komplimenteve që ka marrë për projektin e ri, Rina ka ndarë me ndjekësit në Instagram edhe një pjesë nga biseda e bërë me babanë e saj pas daljes së klipit në YouTube.



Rina Balaj me skena provokuese në klipin e ri “Sari” (Foto: AlphapopOriginal/YouTube)

Nga biseda e bërë në WhatsApp shihet se reperja nga Istogu e ka njoftuar babanë se klipi i saj i ri është publikuar, duke i sugjeruar mos ta shikojë shkaku i skenave provokuese

SHPËRNDAJE