Real Madridi ka vendosur të largojë dy futbollistë në afatin kalimtar të dimrit. Bëhet fjalë për mesfushorin James Rodriguez dhe mbrojtësin Fabio Coentrao.

Mediat spanjolle kanë shkruar në mëngjes se “Los Blancos” iu kanë bërë me dije edhe futbollistëve që do t’i lirojnë, përcjellë “lajmi.net”.

Të dy futbollistët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe kjo është arsyeja e largimit të tyre.

Për dallim nga James, Reali nuk do të përfitojë shumë edhe nga Coentrao, që ka shënuar një rënie të madhe në karrierë.

SHPËRNDAJE