Interi insiston që në “Xhyzepe Meaca”, të sjell portugezin e Mançester Junajtedit, Nani, raportojnë mediat e huaja.

http://www.botasot.info/img/nani-mu.jpgTrajneri i “nerazurëve”, Klaudio Ranieri, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të rrisin përpjekjet që në skuadër të sjellin portugezin, i cili admirohet nga strategu Ranieri.

Ish-kampioni i Italisë, Inter edhe gjatë verës ka bërë përpjekje që të marr shërbimet e portugezit, dhe tashmë raportohet se italianët e Interit janë të gatshëm që sërish të hedhen në sulme për të blere Nanin, qysh në afatin e janarit.

Portugezi po kalon formë mjaft të mirë tek “djajtë e kuq”, dhe pak është e besueshme që ai mund ikën nga “Old Trafordi”.

SHPËRNDAJE