“Profesionisti” Valon Behrami, djali i Ragip Behramit të cilët në kohën kur Shqipëria e më pas edhe Kosova pas pranimit në UEFA e FIFA, po i ftonte që t’i mbledhte shqiptarët futbollist nëpër Evropë për ta bërë një skuadër konkurrente, ndoshta më të mirën në Ballkan, ku pa kurrfarë telashe do ta konkurronte edhe Serbinë, pse jo edhe Kroacinë, ishin pikërishtë këta dy, babë e birë që ia mësonin shqiptarëve profesionalizmin, i mësonin se si duhet të dijnë ta ndajnë ndjenjën kombëtare nga profesioni, nga përkushtimi për punën e që për Valonin, futbolli ishte punë.

Behrami e kishte refuzuar shiritin e kapitenit të Kosovës, të ofruar nga legjenda Vokrri.

 

Na kujtohet të gjithëve sesi organizoheshin koreografi nga tifozëria e zjarrtë “DARDANE” për t’iu bërë përshtypje ciftit të Valon Behramit, për ta mësuar ta dojë atdheun, madje sipas burimeve tona të sigurta, Valonit i ishte ofruar shiriti i kapitenit te Kosova, por, ai bashkë me babain e tij muratorë apo ngjashëm, madje kishin refuzuar të takohen me njerëzit e federatës, në atë kohë e kishin refuzuar edhe legjendën Fadil Vokrri, duke u thirrur në profesionalizëm.

 

Petkoviqi për shqiponjën nuk e përjashtoi Shqirin e Xhakën, por qenka hakmerrë tek Behrami!

E sot, kur traineri i Zvicrës, Petkoviq e ka përjashtuar për shkak të konsumimit të tij si futbollist, ai këtë e lidhe me politikën, kinse patriot i madhë Valoni, madje, në një intervistë, babai i tij Ragipi pati thënë se Petkoviq e ka larguar Valonin sepse i paska mbrojtur Granitin e Xherdanin në kohën kur këta të fundit e kanë bërë shqiponjën, në ndeshjen kudër Serbisë, tash analizojeni vetë, Zvicra nuk i ka përjashtuar as Xherdanin e as Xhakën të cilët e kanë bërë shqiponjën, por qenka hakmarrë tek “baba i patriotizmit” Valon Behrami.

Kosova nuk është qendër rehabilituese për penzionera!

Tifozët “Dardan” të Kosovës, sot, nuk kanë nevojë për Behrama e të ngjashëm, ata kanë yjet e tyre Berishën, Fazlijin, Ujkanin e të tjerët të cilët në momentin e pranimit të Kosovës janë përcaktuar për përfaqësimin e vlerave kombëtare shqiptare përmes Kosovës.
E në anën tjetër, sigurisht se shqiptarët nuk e urrejnë as Xhakën, as Shaqirin e të tjerët të cilët i kanë bërë krenarë, sado që nuk janë rreshtuar krah Kosovës, por, si Valoni që një vepër që e ka bërë për interesa personale, ta shëndërrojë në patriotizëm, i bie sikur të jeshë ushtarë pasi të përfundojë lufta, paqja nuk ka nevojë për ushtarë.
Kosova nuk ka vend e as nevojë për kritikë të dëshpëruar me jetën, Kosova nuk mund të shëndërrohet në “bastion” të Valon Behramit për t’iu hakmerrë ai Petkoviqit apo edhe Zvicrës, po themi Zvicrës pasi që me gjasë Valoni ka problem me tërë Zvicrën dhe mentalitetin zviceran, meqë së fundi e paska akuzuar edhe trainerin tonë të Kosovës duke thënë se ata (zviceranët) mendojnë që i dinë të gjitha.

Behrami a e ka ndihmuar ndonjëherë klubin e vendlindjes së tijë?

Është mirë që të flasin edhe klubi nga qyteti i Valonit, pra nga Mitrovica e të flasë nëse përgjatë karrierës së bujshme të Valonit nëpër evropë për mëse 15 vite, a e ka ndihmuar qoftë edhe në mënyrë humanitare me ndonjë top apo paisje sportive, sa për të treguar dashurinë e patriotizmin e madhë që po rezulton se e paskan burimorë familja Behrami, njejt sikurse qysh e bëjnë thuajse cdo vite futbollistët tjerë shqiptarë që luajnë nëpër evropë, për klubet e qytetave rrespektive nga vijnë.

SHPËRNDAJE