Sondazhet jo gjithmonë janë njësia më ë mirë matëse për opinionin apo verdiktin final të qytetarëve, kur kanë të bëjnë me një distancë kohore më shumë se 2 javë nga dita e votimit, por, megjithatë aty mundesh me e pa një pasqyrë pak a shumë të përfaërt të disponimit të masës në lidhje me vlerësimin e situatës në terren.

Sami Salihu vitin e kaluar ishte larguar nga koalicioni siq e kishte quajtur vetë ai “i keq’ dhe jo për qytetarin, me Shqiprim Arifin ku me disa matematika kishte provuar të bëhej i pari i komunës. Kjo nuk u bë e mundur për shkak të votimit të fshehtë e ku dikush “tradhëtoi”, me c’rast e shpiu vendin në organ të përkohshëm deri në ditën e zgjedhjeve, të cilat janë caktuar të mbahen më 28 të këtij muaji.

Në facebookun tonë me mbi 52 mijë ndjekës, ne ditën e djeshme 10 Mars, kemi organizuar një sondazh me dy figura apo protagonistë z. Shqiprim Arifi dhe z. Sami Salihu, ku opinionin e tyre deri në këto momente e kanë shprehur më shumë se 1 000 qytetarë, apo rreth 7% e numrit të përgjithshëm të votuesve real sa zakonisht dalin në zgjedhje lokale në qytetin e Preshevës, cka tregon se është një njësi relativisht e mirë mbatëse për të ardhur në një përfundim të përafërt me realitetin.

Cka na ka bërë përshtypje është besimi që z. Salihu ka aktualisht në popull si dhe rënia e këtij besimi ndaj kryetarit aktual z. Arifi, ku aktualisht është rezultati 52% për z. Sami Salihu, kundrejt 48% kundrejt z. Shqiprim Arifi.
Ne në vazhdim do të realizojmë edhe sondazhe të tjera, për të parë nëse gjërat do të ndryshojnë deri në ditën e zgjedhjeve, kur do të flasë vetë populli.

SHPËRNDAJE