Drejtori i përfaqësueses së Kosovës në futboll, z. Muharrem Sahiti i cili së fundi e ka marrë detyrën e re në FFK, në një bisedë për “Presheva Jonë” ka folur për pluhrin që po mundohet ta qojë futbollisti pranë penzionit, Valon Behrami i cili i dëshpëruar nga përjashtimi prej përfaqësueses së Zvicrës, ka filluar të merret me Kosovën duke dhënë vlerësime për futbollin.

z. Sahiti ka thënë se në kushte normale nuk do të flisja për këtë qështje, është tepër i parëndësishëm ai djalë që saher që flet me dal me e demantu, por po flas edhe kësaj rradhe.
“Ekzistojnë dëshmitarë që e faktojnë, e dëgjuat sot edhe ish-selektorin tonë z. Albert Bunjaku që e konfirmoi, ne Valonit i kemi bërë ofertë që rrallë kush mundet me e refuzu, ia kemi ofru shiritin e kapitenit që t’iu prijë djemve DARDAN, por, po e them për herë të fundit, ai ka refuzu, dhe me mirkuptimin tonë ai ka vazhduar me Zvicrën”.

Drejtori i ri i përfaqësueses së Kosovës gjithashtu është treguar i habitur se si ka guxim Behrami të flasë e të komentojë për taktikat e profesionalizimin ose jo të trainerëve, ai këtë gjë e ka bërë edhe më parë kur kishte vlerësuar lartë trainerin serb Sinisha MIhajloviq, por ne e kemi të pamundur që Valonit me ia bë trainer të Kosovës, Sinishën.


“Unë jam habit në fakt edhe me guximin e tij që të komentojë profesionalizmin apo taktikat e trainerit, e keni parë ai e ka atakuar edhe zviceranin Challands, një gjë të tillë kur ka vlerësuar trainerët e kishte bërë edhe më parë kur kishte thurrur lavde për serbin Sinisha MIhajlloviq, ndoshta ai po pret që ne ta emrojmë trainer të Kosovës atë apo dikë tjetër që i përfundon mbiemrin me “VIQ”, por na vjen keq, një gjë të tillë nuk mund ta bëjmë”, ka përfunduar Sahiti.

Më poshtë e keni edhe deklaratën e ish-selektorit të Kosovës, z. Albert Bunjaku përmes videos demanton Valonin dhe babain e tij, duke dëshmuar se ka vrapuar pas Valonit nëpër Zvicër e Angli, por ai e ka refuzuar Kosovën.

SHPËRNDAJE