Kosovo ReligionRefuzimin e lojtarit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj për të bartur në fanellë reklamën e birrës Peja, Shefqet Krasniqi, ligjerues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, e ka quajtur qëndrim burrëror.

Ai ndër të tjera ka thënë se liria e besimit është e garantuar me Kushtetutë për të gjithë dhe këtë të drejtë duhet ta gëzoj gjithësecili.

Kritikuesit e veprimit të Mavrajt, Krasniqi i ka quajtur dushmanë.

Ai ka thënë se të gjithë ata që përpiqen që ta zhveshin popullin shqiptarë nga identiteti fetar do të jenë të kota.

Mbrojtësi nga Kosova, Mërgim Mavraj nuk ka qenë i vetmi që nuk e ka bartur në fanellë sponsorin e Kombëtares shqiptare, që është ‘Birra e Pejës’, gjë që ka ngjallur shumë reagime nga shumë njerëz, shkruan Infokusi.com.

Në videon e publikuar nga Federata shqiptare e futbollit nga stërvitja e ditës së katërt, shihen edhe disa futbollist të tjerë që nuk e bartin mbishkrimin e sponsorit ‘Birra e Pejës’, madje ka edhe nga stafi kuqezi që nuk bartin një mbishkrim të tillë.

SHPËRNDAJE