Superliga Evropiane është pezulluar, vetëm 48 orë pasi e njoftoi krijimin, për shkak se u tërhoqën nga ajo gjashtë klubet angleze që kishin nënshkruar për t’iu bashkuar.

Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenali, Liverpooli dhe Tottenhami u tërhoqën nga grupi i 12 klubeve themeluese të Superligës, e cila për synim kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube.

Presioni i madh dhe kritikat e pareshtura të tifozëve të klubeve dhe nga UEFA, FIFA dhe ligat vendore ndikuan në tërheqjen e tyre.

E nje e kishte paralajmruar i bindur dite me pare edhe presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi i cili duket se ka raporte te aferta me UEFA dhe FIFA, pasi qe ne fillim pati thene se kjo iniciative do te deshtoje dhe se e perkrah cdo vendim te institucioneve me te larta te futbollit.

Vlene te theksohet se deshmi per raporte te ngushta mes krereve te FIFA dhe UEFA ishte edhe momenti kritik para ndeshjes se Kosoves me Spanjen kur flitej se Kosova do te luaj pa simbole shteterore, nderkohe z. Ademi qe nga fillimi ishte i bindur se Spanja do te obligohet te rrespektoje vendimet e institucioneve me te larta te futbollit evropian dhe boterore dhe ashtu ndodhi.

Si perfundim, na mbetet te besojme fuqishem ne punen e FFK-se qe se shpejti jo vetem kombetarja, por edhe ekipet e SuperLiges te mbushin stadiumet e vendit me tifoze.

SHPËRNDAJE