Ditëve të fundit kemi parë zhvillime dramatike në mjediset e sportit më të popullarizuar në botë, të futbollit, ku pronarët gjegjësishtë presidentët e disa prej klubeve më të pasura në botë si nga ana financiare, ashtu edhe nga historia dhe sukseset në futboll 100 vitet e fundit morën një iniciativë të cuditshme që për dikë dukej e bukur për shkak se pretendonte të krijonte një ligë ku cdo javë do të kishim mundësi të shohim superndeshje, por në anën tjetër me të drejtë patëm reagime të fuqishme nga ana e UEFA-së dhe FIFA-së të cilat një veprim të tillë e konsideruan si shkatërrues për futbollin dhe të ardhmen e tij. Konfuz janë ende shumë tifoz të futbollit të cilët nuk e dijnë ende sakt apilogun e kësaj nisme, sado që shumica e klubeve janë tërhequr nga iniciativa.

Nga e gjitha kjo histori e javës së kaluar, një gjë kemi arritur ta kuptojmë, pra kemi kuptuar se sado të pasura apo të fuqishme që janë klubet, autoriteti i UEFA-së është i pakontestueshëm dhe se duhet të bëhet kujdes në ndërrmarrjen e veprimeve të cilat ky institucion i konsideron si të ndaluara, qoftë edhe për kohësisht.

Në lidhje me dyshimet tona për ato zhvillime të atyre ditëve të javës së kaluar, ne kemi kontaktuar presidentin e FFK-së, z. Agim Ademi i cili ndodhej në ato momente pikërishtë në Zvicër, në shtëpinë e futbollit Evropian dhe na pati thënë se sado që momentalisht SuperLiga e Kosovës nuk ndikohet nga kjo nismë, mund të ju tregoj se kjo nismë do të dështojë, sepse cdo risi në futboll duhet të dalë vetëm nga dy adresa, pra ose nga FIFA ose nga UEFA, të gjitha të tjerat që janë kokë më vehte kanë qenë dhe do të jenë të dështuara.
Në këtë kontekst, ne të gjithë e dijmë se ëndrra e cdo tifozi shqiptarë është që të themelohet liga e përbashkët e futbollit Kosovë-Shqipëri, në lidhje me këtë qështje, si presidenti i FFK-së edhe ai i FSHF-së i cili njëherit është edhe anëtarë i KE të UEFA-së, disa herë i kemi dëgjuar teksa thonë se kërkesa për një ligë të tillë apo rekomandime janë dërguar disa herë në kancelaritë e UEFA-së dhe FIFA-së, por një gjë e tillë është aktualisht e pamundur dhe se në momentin e lejimit, ata janë të gatshëm që për disa orë t’i kryejnë punët e tyre si federata për ta jetësuar një gjë të tillë.

Në anën tjetër, pas asaj që ndodhi me SuperLigën e miliarderit Florentino Perez, pra acarimit deri në maksimum të raporteve me institucionet e futbollit, edhe nëse ka ekzistuar dikush që ka pretenduar që të bëhet dicka në lidhje me ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, kemi parë se janë stepur dhe se në lidhje me një hap të tillë duhet doemos të kemi dritën e gjelbërt nga UEFA, ndonëse sot kemi parë një profesor e trainer sic është Bylbyl Sokoli i cili e paska konsideruar si akt patriotik themelimin e ligës së përbashkët dhe atë pikërishtë në këto momente, kur e pamë pra kundërshtimin që i bëri UEFA një nismeje që nuk është “pjellë” e saja, apo që nuk e ka përkrahjen e sajë.
Besojmë fuqishëm se themelimi i ligës së përbashkët duhet të jetë mision jetik i FFK-së dhe FSHF-së, ashtu sic besojmë se edhe e konsiderojnë të tillë, por, gjithashtu duhet të theksojmë se një veprim i tillë asnjëherë nuk duhet të trajtohet si akt patriotik e të shkelim në “dërrasë” të kalbur, por të veprojmë mencur e të jemi syhapur që të presim momentin më të mirë të mundshëm nëse do të ndihmohet të vijë sa më shpejt ai moment edhe nga zhvillimet politike, në mënyrë që një ditë “PLISAT” bashkë me Prishtinën të udhëtojnë në Tiranë për një derbi “ëndërrash” kundër Partizanit.

SHPËRNDAJE