Preshevë, 2 mars -Më 1 dhe 2 mars shënohet 23 vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën. Fatkqesia me e madhe në Presheves eshte se lideret Referendumin 1992 apo “Bashkimin me Kosovë” sikur edhe emrin “Kosova Linodre” e perdoren per fushata, te cilet ne Beograd keto vise i quaje “Juzna Srbija”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Jonuz Musliu: Referendumi eshte shprehje e vullnetit dhe nje e drejte legale e popujve autokton, te garantuar nderkombëtarisht, rrespektivisht nga karta e OKB-së

26 vite më parë me 1 dhe 2 mars të vitit 1992 kur ne Kosove zihej poltika e perghatitjem lufta, edhe Lugina e Preshve snuk rrinte “gafil” ajo kishte organizimin politik. Pos aktivistëve tjerë në këtë organizim të veprimtarisë kombëtare nuk mungoi kontributi i prof. Ibrahim Kadriut, si Kryetari Kuvendit të Referendumit, Ibrahim Kadriu, shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”,

I ndjeri Jonuz Musliu,   si kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, njeheresh drejtor i Këshillit Politik të UÇPMB-së,  duke ngjallur kujtime nga kjo ngjarje me rëndësi historike ne intzervsiten e fundit për agjencine e lajemeve “Preshev a Jonë” kishte deklaruar se “Lugina e Preshevës, e ka dhënë verdiktin për bashkim me Kosovën” “Pavarësisht deklaratave provokative, të zyrtarëve serbë, edhe ata e dinë se Lugina e Preshevës, ka kaluar nëpër disa procese, të cilat kanë dëshmuar verdiktin e popullit për bashkim me Kosovën, pjesë integrale të së cilës kanë qenë gjithmonë gjatë historisë”.

Musliu ne vazhdim pohoi se “Po ua përkujtoj Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për bashkim me Kosovën, pastaj lufta çlirimtare e UÇPMB-së, Marrëveshja e Konçulit dhe Platforma politike e Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së vitit 2006”.

“Referendumi eshte shprehje e vullnetit dhe nje e drejte legale e poujve autokton, te garantuar nderkombëtarisht. Edhe Referendumi i shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës i mbajtur me  1-2 mars 1992 eshte legjitim dhe garanton paqe dhe stabilitet mes Lugines se Preshevës dhe Serbisë dhe mbare rajonit qe Serbia herdo kurdo duhet ta njoh..” ka thëne Musliu duke shtuar se Referendumi gjithpopullor 1992 si villnet i popuzlltaes e garanton edhe Karta e OKB-së dhe ajo e Helcinkit te drejten legjitime per vetendsoje per popujt autokton.

Prof. Kadriu: Pasi harruan Referendumin 1992, Presheva, 10-vjetorin e pamvarësisë e priti me flamur të Serbisë VIDEO

 

Para 26 vitesh shqiptarët e Luginës

 

së Preshevës në vigjilje të shkatërrimit të RSFJ –së me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i deshtuar i dy partive të para politike, PVD dhe PDSH, që dy vite më parë kishin filluar me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës Ky dyshtim i poartive vazhdion me partite e reja deri tek kjo e reja, e  fundit APN e cil aparti leje qe sa ka ne rend dite por as nuk e permend?!..

Karakterin gjithëpërfshirës Referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Me anashkalimin e Referendumit, liderët e Preshevës tradhtuan popullin dhe shkelën mbi gjakun e deshmorëve të UCPMB-së, ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” sociologu i njohur nga Lugina prof. Ibrahim Kadriu, njeriu numer dhe arkitekt i Referendumit te 1-2 marsit 1992 i cili ishte edhe kryetar i këtij procesi historik. Sipas prefesor Kadriut ne Presheve nuk ka ldier serioz, por misterioz, kolltukgjinj dhe e manipuluar. Keta lidere te cilet Luginen e Preshves ne Boegrad e qujane “Serbi Jugore” (“Juzna Srbija”) e në Prishtine “Kosova Lindore” merre me mend pasi harruan Referendumin e viti 1992, Presheva, 10-vjetorin e pamvaresise se Kosovës e priti me flamur te Serbisë?! Per mje shume mund te ndiqni videon poshte  ku ne nje interviste ekskluzive per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” flet sociologu i njohur preshevar prof. Ibrahim Kadriu, Kryetari Kuvendit të Referendumit.

SHPËRNDAJE