serbi-620x348Numri dy i partisë së Daçiçit, Branko Ruziç, ka postuar një foto në “Twitter” ku shfaqet përkrah presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Postimi ka shkaktuar shumë pakënaqësi në mediat serbe dhe përdoruesit e rrjeteve sociale. Deklarata vjen vetëm pak ditë pas pranimit të Kosovës në UEFA, ka shkruar agjencia e lajemeve “Presheva Jonë” duke ju referuar nje shkrimi te “Shekullit” due ilustruar me nje foto ku shifet politikani serb i Dacicit krah përkrah me Vokrrin si “Braca Karic”

“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruziç, i cili është personi numër dy i partisë së Ivica Daçiçit. I menjëhershëm ishte reagimi i medieve serbe dhe një pjese të shoqërisë civile, të cilët e sulmuan me komente fyese.

Vlen për t’u përmendur fakti se Ruziç nuk është thjesht nënkryetar i Partisë Socialiste në Serbi, por edhe një figurë me peshë te Partizani i Beogradit, ekip me të cilin Vokrri si lojtar “rrëmbeu” zemrat e shumë tifozëve serbë.serbivoksiirrt

SHPËRNDAJE