proooZoti Enver Hasani,

Faleminderit për “përgjigjen”. Meqë “nuk paskeni marrë vesh asgjë” (!), po ju rikujtoj se publikisht, para kamerave televizive, herën e fundit në “debatin shkencor-profesional” më 3 gusht 2016, në cilësinë e ekspertit të së drejtës ndërkombëtare ju thatë se “në vitet 1958/1959 u bë shkëmbimi midis Leposaviqit dhe Preshevës”! Unë po thosha se nuk ka pasur shkëmbim të tillë. Do të kishit bërë mirë që para se të deklaronit ashtu siç keni deklaruar me atë rast, të kishit marrë ndonjë informacion qoftë edhe te Wikipedia cirilicë. Kuptohet që pjesën e konstatimeve dhe të kontekstualizimit në atë reagim timin nuk keni mundur t’i gjeni te Wikipedia dhe se ato atje janë thënë në funksion të shpjegimit se nuk ishte fjala për një argumentim si ky që po doni t’i jepni ju.

Të dhënat e tjera për historikun statusor të komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegje mund të gjenden në shumë burime, por pohimi se paska qenë shkëmbyer Leposaviqi me Preshevën nuk gjendet askund. Që t’i hiqni dilemat rreth Wikipedia në cirilicë, dhe të shihni se paska diçka edhe përtej Wikipedia, mund të merrni botimet e bëra në Prishtinë, si “Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës”, ASHAK, 2015, f. 1-629, të autorëve H. Islami dhe A. Ejupi, botimin e A. Ejupit “Lugina e Preshevës – studim kompleks gjeohapësinor”, ASHAK, 2013 f. 1-350 etj., që mund t’i keni më afër

SHPËRNDAJE