Pushteti lokal i komunës së Preshevës i kryesuar nga PVD tani më i ka numëruar ditët e fundit të funksionimit, pas një vitë e gjysmë në dy koalicione të ndryshme qeverisëse. Rrëmuja e plotë që ka kapluar Komunën e Preshevës si dhe veçanarisht PVD në dështimin e njëpasnjëshme të qeverisjes lokale janë një pasqyrë e situatës, në të cilën ndodhet vetë Partia për Veprim Demokratik. Ndërsa për kuriozitet në këtë situatë të vështirë politike për Komunën e Preshevës, autori i makinacioneve dhe kryetari i PVD-së Riza Halimi ishte në pushime verore.

 

Riza Halimi – 27 vjet lider i PVD, oponentët e quajnë “Mao Ce Dun”

Për të analizuar PVD-në si subjekt politik që vepron në territorin e Luginës së Preshevës ndryshe nga partitë tjera duhet të analizohet „objekti“ respektivisht vetë kryetari i saj Riza Halimi, pasi ai tani është kryetar i këtij subjekti që nga themelimi i saj, plotësisht 27 vite. Andaj ky fakt si parakusht objektiviteti sjell medeomos karrieren e kryetarit Halimi në analizë si detyre dhe çeshtje kryesore për të vlerësuar Partinë që identifikohet kryekputë me të.

Fillimi
PVD eshtë themeluar më 18 gusht të vitit 1990, si njëra nga subjektet e para politike shqiptare në Luginën e Preshevës (tjetra është PDSH) për mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptarëve si dhe për të realizuar të drejtat individuale, kolektive të shqiptarëve në tërë Serbinë.
Diskriminimi i rënde dhe dhuna shtetërore gjatë regjimit të atëhershem Millosheviqian kundër shqiptarëve në përgjithësi kishte krijuar një situatë të vështirë me komponente aparthaidi cila përmbante gjithashtu elemente shkatërruese ekzistenciale për çdo shqiptarë, posaçërisht ata të cilët ishin aktiv në mbrojten e të drejtave dhe lirive të njeriut. Pra shikuar në retrosprektivë aktiviteti I PVD-së në kryje me Riza Halimin, pa i anashkaluar edhe aktivistët dhe atëdhetarë tjerë edhe të PDSH-së; ka pasur merita të veçanta për motivacionin dhe ballafaqimin me një regjimin gjenocidal serb në kryje me Sllobodan Millosheviq. Si njëra nga partitë e para politike të themeluar në këtë krahinë shqiptare, PVD-ja pati fatin tëˋi bashkoj kuadro të larta intelektuale dhe profesionale, të cilët me kalimin e kohës ranë prehë e luftrave politike brendapartiake të PVD-së.

Ndryshe nga PDSH, Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit në bazë të orientimeve programore në dy dekadat e para të funksionimit kishte marrur pjesë në të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi. Në vitin 1990 në zgjedhjet e para parlamentare PVD-ja arriti të sigurojë një përfaqësues shqiptarë në parlamentin serb, që sipas tyre kishte qëllimin të aktualizonte dhe të sensibilizonte çështjen e shqiptarëve në Serbi.
Pra PVD-ja e Halimit që nga themelimi ka proklamuar një politike transparante të pjesëmarrjes aktive në jëtën politike dhe institucionale të Republikës së Serbisë. Ndërsa në kalimin e kohës ky zotim nuk është përmbajtur nga PVD-ja dhe Riza Halimi (lexo Deputeti dhe jo-bojkoti).

“Koalicija za Presevo”
Konstituimi i Kuvendit Komunal i dalë nga zgjedhjet e parakohëshme lokale të cilat u mbajtën në vitin 2002 PVD kishte siguruar 19 këshilltar në KK të Preshevës. PDSH (Në atë kohë quhej PBDSH, Partia e Bashkimit Demokratik Shqiptar) parti e dyta me radhë fitoi 11 vende, Lëvizja e Progresit Demokratik 5 vende, ndërsa serbët lokal (Koaliciija za Presevo) fituan 3 vende.


Riza Halimi formon pushtetin komunal pikërisht me ndihmen e Çasllav Angjelkoviq, nga «Koalicija za Presevo», duke zgjedhur atë nënkryetar të Kuvendit Komunal vetëm pas një viti pas përfundimit të luftës së armatosur të UçPMB-së me forcat ushtarake serbe.
Kjo ky veprim ishte risi në spektrin politik të Komunës së Preshevës, pasi Halimi iˋa mundësoi për herë të parë pas pluralizmit politik serbëve lokal kyçjen në institucionet lokale, meqë përfitoi nga “koalicija za Presevo” një votë që i mungonte për formimin e pushtetit lokal në Komunën e Preshevës.
Riza Halimi për të siguruar pushtetin lokal subjektit të tij PVD, fali postin e nënkryetarit të Kuvendit personit i cili udhëhiqte “shtabin e krizës” famëkeq gjatë luftës së NATOS kundër pushtetit Millosheviqian, ku kishte rezultuar në vrasjen e shumë shqiptarëve të pafajshëm si dhe djegjen e shtëpive në Karadun e Preshevës.
Opozitita e atëhershme e ka quajtur vendimin e Riza Halimit për emërim i Angjellkoviqit nënkryetar, si rezultat i marëveshjes paraprake të PVD – së me Nebojsha Coviqin. Kurse Riza Halimi dhe “Koalicija za Presevo” kanë mohuar se janë në koalicion, edhe pse iu eshtë ndarë posti i nënkryetarit të Kuvendit Komunal në dobit të një vote nga koalicion serb.

Deputeti dhe (jo) bojkoti
PVD-ja dhe Halimi kanë mbajtur herë pas here qëndrime kontradiktore, siç është theksuar më lartë, kryetari Halimi ka proklamuar gjithmonë se PVD-ja i përmbahet qëndrimit të pjesëmarrjes aktive në jëtën politike dhe institucionale të Republikës së Serbisë.
Në zgjedhjet presidenciale në vitin 2002, pra vetëm pak kohë pas luftës së armatosur të UçPMB-së kundër pushtetit jugosllav me 28 shqiptarë të vrarë, dëshmorë të Kombit, Riza Halimi në intervistën dhënë për media serbe ka theksuar se nuk sheh ndonjë arsyje për ti bojkotuar zgjedhjet presidenciale në Serbi. Gjithashtu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 (16972 vota) Riza Halimi kandidon për deputet në parlamentin serb dhe fton qytetaret të votojn ate. E tëra kjo është përsëritur edhe në vitin 2008 (16801 vota sëbashku me “Koalicionin e Shqiptareve të Lugines”).
Ndërsa në zgjedhjet parlamantare në vitin 2012 (13,384 vota) ku Halimi ka kandiduar për deputet në parlamentin serb, ka ftuar edhe njëherë qytetarët e Luginës të votojn, pasi si fushatës zgjedhore të tij “në Beograd duhet të dëgjohet zëri shqip”. Dy vite më vonë në zgjedhjet parlamentare në Serbi (24,301 PVD me dy deputet) subjektet politike në Luginë të Preshevës ishin dakorduar për të mos marrë pjesë në zgjedhje, për shkak të shkeljeve të drejtave kombëtare dhe njerëzore nga pushteti serb. Për këtë qëllim, partitë politike kishin hartuar edhe një deklaratë për publikun, por ajo duket që është harruar, pasi PVD është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje me kandidatin e saj, Riza Halimi.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 Halimi ka thirrur qytetarët e Komunës që të bojkotojnë zgjedhjet, pasi kandidatët nuk kanë interesat e Luginës së Preshevës si prioritet. Meqë ky bojkot nuk ka vazhduar për ato parlamentare ku ka kandiduar kandidati i PVD-së Fatmir Hasani për deputet (16,262 vota).
Deputeti Halimi nuk kishte parë kurrë të arsyeshme të hap ndonjë zyre në Komunën e Preshevës për shërbime dhe komunikacion drejtëpërdrejtë me qytetarët.

Fundi
Viti 2017 ishte viti më i rëndë gjatë historisë së PVD-së. Pas Riza Halimit, Nader Sadikut dhe Ardita Sinanit PVD-ja për të tretën herë largohet nga pushteti ende pa e përfunduar mandatin. Për të dytën herë brenda një dekade, dëshira e elektoratit të PVD-së nuk është përfillur për të mos bërë koalicion qeverisës me PDSH-në.
Zgjedhjet e vitit 2016 kanë katapultuar PVD-në si parti e tretë në Komunën e Preshevës dhe reformat të inicuara brendapartiake në vitin 2015 ishin vetëm farsë për fushatën zgjedhore. Këtë e kanë vërtetuar edhe funksionaret e këtij subjekti pasi janë larguar nga posti dhe organet e kësaj partie. PVD-ja ka nevojë për reforma strukturale, organizative, strategjike, kadrovike, me një fjalë për ndryshime rrënjësore. Kryetari Halimi ka hyrë në 27 vjetorin e drejtimit të këtij subjekti, pa mbajtur kuvende zgjedhore (demokratike). PVD-ja si parti politike është shëndrruar në një anonimitet politik me strategji adekuate për plotësimin e interesave personale. Kompanit lokale që Halimi akuzonte se kanë ndikim drejtëpërdrejtë në partitë e oponentit politik sidomos atij të PDSH-së, tashmë janë të integruara në PVD si këshilltarë të Kuvendit Komunal dhe sponzorues të fushatave zgjedhore. PVD ka përfunduar në një kreacion të hijës së saj jo-kredibile, i cili nuk përfillë ndonjë politikë parimore të bazës së elektoratit, por një politikë cinike për interesa personale të një grupacioni të ngusht. Po ky grupacion i cili i ka vënë çelsin PVD-së për të mbyllur tërësisht. Prandaj 27 vjetori i themelimit të PVD-së, arsyje për festë nuk ka!

SHPËRNDAJE