Prisitnë, 6 janar  -Gjykat e Kosovës akuzone shtetasin serb  për krime lufte mbi popullaten shqiptare së gjate viteve 1998-99. Agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” ka mësuar se i  pandehuri eshte B.S i cili deri tash gjendej i fshur ne Srpaska Republika në Bosnje.  Ai u ekstradua nga Bosnja në Prishtinë.

Sipas prokurorise speciale  “i pandehuri B.S. akuzohet për krime të luftës kundër popullatës civile, siç parashihet dhe dënohet në bazë të neneve 22 dhe 142 të Ligjit Penal të republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LPRSFJ), aktualisht të ndëshkueshme në bazë të neneve 31 dhe 152 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), në shkelje të nenit 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, dhe në shkelje të neneve 4 dhe 5(1) të Protokollit shtesë II të datës 8 qershor 1977 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha këto rregulla të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë dhe gjatë gjithë kohës përkatëse”.

Serbi i akuzuar per krime e masakra  mund të dënohet me  burgim të përjetshëm. Mbi 12,000 njerëz dhe mijera tjere te palgosur, me mbi 1.700 te zhdukur,  eshte ky bilanci  tragjik  nga  lufta e fundit në Kosovë mes forcave serbe (JNA) dhe forcave shqiptare (UCK) duie os llogaritur ketu 800.000 te debuar dhe mbi 20 mije ksovare te dhunara nga militar  e paramilitar serbë.

SHPËRNDAJE