Kjo e dhënë është inkorporuar në përshkrimin e shkurtër të Maqedonisë në uebfaqen zyrtare të Samitit të NATO-s në Çikago, njofton Zhurnal.
Madje, në përshkrimin prej 5-6 fjalish, bëhet fjalë vetëm për shqiptarët dhe shtimin e tyre të lartë të popullsisë.
“Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, popullsia e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me rritje të lartë sidomos të komunitetit shqiptar. Që nga viti 1953 deri në regjistrimin e vitit 2002, përqindja e popullsisë shqiptare është trefishuar. Pjesa perëndimore e territorit të vendit, ku jetojnë numri më i madh i shqiptarëve, është më i populluari dhe përbën 40 përqindëshin e numrit të popullsisë”, thuhet në uebfaqen zyrtare të Samitit të NATO-s në Çikago.

SHPËRNDAJE