Mbappe është afër transferimit në Santiago Bernabeu sipas mediave spanjolle. PSG ka pranuar të negociojë dhe do të zyrtarizohet gjithçka pasi Parisi të ketë gjetur zëvendësuesin e 22-vjeçarit.

Kylian Mbappe është rrugës për Real Madrid.

Në mëngjesin e sotëm, ai arriti serioz në qendrën stërvitore të PSG-së, pas ofertës zyrtare të Realit prej 17 milionë eurosh plus 10 të tjera bonuse.

Pak minuta pas tij, ka arritur edhe drejtori sportiv, Leonardo, i cili besohet se do të flasë me Mbappen për situatën e krijuar, ditë që mund të zgjidhet gjithçka sa i përket të ardhmes së francezit.

El Chiringuito ka publikuar pmajet e arritjes së Leonardos, pak minuta pas Mbappes.

Në anën tjetër, AS raporton se PSG ka pranuar të negociojë dhe do të zyrtarizohet gjithçka pasi Parisi të ketë gjetur zëvendësuesin e 22-vjeçarit.

SHPËRNDAJE