Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i sajë z. Ramush Haradinaj i shoqëruar nga Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit si dhe nga profesor Muhamet Spahiu, janë paraqitur në një konferencë për media në ambientet e partisë ku kanë folur për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia, por edhe gadishmërinë e qeverisë Kurti për t’i sanuar këto dëme.

Në fillim kryetari Haradinaj ka folur për sic i ka quajtur ai, mashtrimet e kryeministrit Kurti në raport me sektorin ekonomik duke manipuluar me shifra në pakon ekonomike të prezantuar, ndërkohë që ka qenë tepër i ashpër me shefin aktual të qeverisë së vendit në lidhje me energjinë dhe prioritetet rrethë sigurimit të energjisë, ku ka hedhur dyshime se z. Kurti mund të ketë qellime të rrezikshme për ta orientuar vendin kah varshmëria nga gazi rus, pasi që tash e një kohë po e vonon procesin e përfitimit të gazit amerikan. “Albin Kurti dhe Haki Abazi kanë qenë shumë të ashpër, me kujtohet gjatë qeverisë time kanë qenë të ashpër në lidhje me përdorimin e thëngjillit si lëndë djegëse, ndërkohë sot kur na janë ofruar mbi 200 milion euro për gazin amerikan, kryeministri Kurti për arsye të pa qarta po e vonon. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar sepse dyshimet tona janë se vendi po shkon drejt varshmërisë nga gazi rus dhe në lidhje me këtë Albin Kurti duhet të përgjigjet. Mund ta merrni me mend se cfarë katastrofe do të ishte për neve si vend sikur energjinë tonë ta kishim të varur nga gazi rus, rrjedhimisht nga Rusia”, ka thënë z. Haradinaj.

Në anën tjetër, profesori i ekonomisë, z. Spahiu ka demaskuar pakon financiare e sipas tijë mashtruese me shifra të qeverisë, ku sipas tij, nga 420 milion euro të proklamuara si ndihmë, në fakt vetëm rreth 90 janë të reja, pasi që mbi 330 milion janë mjete të ndara vite më parë, bile nga koha e unmikut. z. Spahiu ka folur edhe për një pako sygjestive nga AAK, me vlerë prej rrethë 260 milion eurove, e cila sipas tyre, do të ishte pako e denjë dhe që metëvërtetë do të ua lehtësonte humbjet sektorëve të caktuar ekonomik në vend.

Në konferencë ka folur edhe Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit i cili shprehi shqetësimin e tijë të thellë në lidhje me dëmin që po u bëhet vreshtarëve nga qyteti i Rahovecit, duke treguar se subvencionet e vonuara, do të jenë shkatërruese për ekonomitë e vogla familjare të cilët kultivimin e rrushit e kanë të varur direkt nga këto subvencione dhe se këto vonesa do të ndikojnë në dorëzimin e bujqëve dhe heqja dorë nga kultivimi i rrushit për vitet në vazhdim.

SHPËRNDAJE