Gjatë ditës së sotme, kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, z. Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin turk në Prishtinë, z. Çağrı Sakar me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Turqisë, me theks të vecantë në sferën e zhvillimit ekonomik.

z. Krasniqi ka falemnderuara ambasadorin Sakar për të gjithë përkrahjen e shtetit turk përgjatë gjithë historisë tonë të re, ku Turqia ka qenë partner i rëndësishëm i shtetit tonë.

Ja postimi i plotë në z. Krasniqi në facebook:

Në takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, diskutuam për bashkëpunimin me interes të përbashkët, në veçanti për zhvillimin e fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Në historinë tonë të re, Turqia me dashamirësi ka marrë pjesë në shtetndërtim, duke u bërë krah i fuqishëm në fusha të ndryshme të veprimtarisë institucionale, në veçanti duke kontribuar në zhvillimin ekonomik.
Në çdo rrethanë, Turqia ka dëshmuar miqësinë e sinqertë, me kontribut të madh për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shtetet e treta.
Urat e forta të mirëbesimit, mund të fuqizohen edhe më shumë.

SHPËRNDAJE