Sulmuesi Hamdi Salihi është “hero” i Shqipërisë, i cili ka shënuar golin e fitores së madhe në minutën e 62-të. Bjellorusia ka pasur fat të madh, sepse ka shpëtuar nga një humbje më e thellë.

Kombëtarja e Shqipërisë bëri më të mirën, duke e mundur me rezultat 1:0 Bjellorusinë, në ndeshjen e pestë të grupit D e vlefshme për eliminatoret e EURO 2012. Bjellorusia ka shpëtuar lehtë nga një humbje më e thellë, pasi sulmuesit e kombëtares Shqiptare huqen një mori raste sidomos në pjesën e dytë të takimit. Në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, në një atmosferë të mrekullueshme të krijuar nga tifozët shqiptarët që në mesin e tyre edhe një numër i madh i tifozëve nga Kosova, ishin lojtari i 12-të i kombëtares Shqipëtare. Kjo është Shqipëria e mrekullive, e cila më këtë fitore ka rritur gjasat e mëdha që të kualifikohet në Kampionatin Evropian. Hamdi Salihi, edhe njëherë ka treguar se ka shkathtësi dhe zemër të madhe. Goli i tij në minutën e 62-të ka heshtur bjellorusët, duke i dhuruar një fitore me vlerat të shumëfishta Shqipërisë. Kuqezinjtë renditet në vendin e tretë me tetë pikë aq sa ka edhe i dyti, Bjellorusia, ndërsa Franca është e para me 12 pikë.

Në minutën e 16-të, Ervin Skela lëshoi një top brenda zonës bjelloruse, Hamdi Salihi zgjatet duke goditur, topi i përplasur te portieri kundërshtar rikthehet sërish te sulmuesi Salihi dhe në përpjekjen e dytë, e shtyn drejt rrjetës, por duke e prekur edhe me dorë. Goli anulohet nga gjyqtari suedez. Shqipëria krijoi një rast të mirë në minutën e 41-të, kur Lorik Cana ka dërguar një goditje të fortë nga 25 metra dhe portën e Bjellorusisë e shpëton vetëm shtylla horizontale. Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Salihi i shmanget mbrojtjes bjelloruse, goditi me të majtën, por topi fatkeqësisht nuk iu drejtua rrjetës. Mysafirët tentuan të rrezikojnë në minutën e 48-të, ku një pakujdesi e Ujkanit, por që për fat të mirë nuk ndëshkohen, pasi sulmuesi bjellorus gjuan jashtë. Në minutën e 54-të, Agolli harkoi për mrekulli, Salihi me kokë, por Veremko është në vendin e duhur.

Shqipëria i gëzohet golit pikërisht në minutën e 62-të. Hamdi Salihi, një sulmues i shkathtë kalon në epërsi Shqipërinë. Sulmuesi përfiton nga një mosmarrëveshje mes mbrojtësve dhe portierit bjellorus dhe gjendet në vendin e duhur në momentin e duhur. Nuk mendohet asnjë çast, godet me të parën dhe e çon topin në trekëndësh, duke çuar tifozët në delir, 1:0. Në minutën e 74-të, çfarë rasti ka humbur Salihi. Aksion perfekt i kuqezinjve, me Bulkun që jep nja asist të përkryer për Salihin, që godet, por topi përplaset në shtyllë. Shqipëria shënoi një fitore të madhe dhe kësisoj ka shtuar gjasat në luftë për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian.

Shqipëria – Bjellorusia 1:0 (0:0)

Gjyqtarët: Markus Strömbergsson, Magnus Sjöblom, Daniel Värnmark (Suedi).

Shënues: Salihi (62’).

KV: Salihi, Lala, Cana – Shitov, Hleb, Molosh, Kulchiy.

Shqipëria: Ujkani, Lila, Cana, Teli, Vangjeli, Agolli, Lala, Bulku, Skela (Duro 75’), Salihi (Muzaka ’90), Bogdani (Bakaj 80’).

Bjellorusia: Veremko, Kulchiy (Bychenok), Martynovich, Shitov, Molosh, Tigorev, Omelyanchuk, V. Hleb, Krivets (46’ Kovel), Putilo (Sitko ‘82), Kislyak.

Rezultatet

Grupi D

Luksemburgu – Franca 0:2

Bosnja – Rumania 2:1

Shqipëria – Bjellorusia 1:0

1. Franca 5 4 0 1 8:1 12

2. Bjellorusia 5 2 2 1 3:1 8

3. Shqipëria 5 2 2 1 4:4 8

4. Bosnja 4 2 1 1 6:4 7

5. Rumania 4 0 2 2 2:5 2

6. Luksumburgu 5 0 1 4 0:8 1

Grupi A

Gjermania – Kazakistan 4:0

1. Gjermania 5 5 0 0 17:1 15

2. Austria 3 2 1 0 9:4 7

3. Turqia 4 2 0 2 6:6 6

4. Belgjika 4 1 1 2 8:8 4

5. Azerbajxhani 3 1 0 2 2:9 3

6. Kazakistan 5 0 0 5 0:14 0

Grupi B

Armenia – Rusia 0:0

Andorra – Sllovakia 0:1

Irlanda – Maqedonia 2:1

1. Irlanda 5 3 1 1 9:6 10

2. Rusia 5 3 1 1 6:3 10

3. Sllovakia 5 3 1 1 5:4 10

4. Armenia 5 2 2 1 9:4 8

5. Maqedonia 5 1 1 3 5:6 4

6. Andorra 5 0 0 5 1:12 0

Grupi G

Uellsi – Anglia 0:2

Bullgaria – Zvicra 0:0

1. Anglia 4 3 1 0 9:1 10

2. Mali i Zi 4 3 1 0 3:0 10

3. Zvicra 4 1 1 2 5:5 4

4. Bullgaria 4 1 1 2 1:5 4

5. Uellsi 3 0 0 3 1:6 0

Grupi H

Qipro – Islanda 0:0

Norvegjia – Danimarka 1:1

1. Norvegjia 4 3 1 0 6:3 10

2. Portugalia 4 2 1 1 10:7 7

3. Danimarka 4 2 1 1 5:4 7

4. Qipro 4 0 2 2 5:8 2

5. Islanda 4 0 1 3 2:6 1

Grupi F

Gjeorgjia – Kroacia 1:0

Izraeli – Letonia 2:1

Malta – Greqia 0:1

1. Kroacia 5 3 1 1 8:2 10

2. Greqia 5 3 2 0 5:2 11

3. Gjeorgjia 5 2 3 0 4:2 9

4. Izraeli 5 2 1 2 7:6 7

5. Letonia 5 1 1 3 4:6 4

6. Malta 5 0 0 5 1:10 0

SHPËRNDAJE