Ante Çaçiç pret ndeshje të vështirë me gjashtë tetor ndaj Kosovës

kroaTrajnerit të Kroacisë, Ante Çaçiç, nuk i pëlqen që skuadra e tij është favorite në letër ndaj Kosovës. Ai ka thënë se nuk vlen asgjë të jesh favorit në letër, pasi një gjë krejtësisht është kur të zbresësh në fushë, përcjell Gazeta Express.

“Është diçka tjetër të jesh favorit në letër, por këtë duhet ta dëshmojmë në fushë”, tha fillimisht ai.

“Nuk do të jetë e lehtë për ne në një ndeshje ku mikpritësit do të luajnë me shumë emocione ku pritet stadiumi të jetë i stërmbushur. Pra, ne epitetin e favoritit duhet ta dëshmojmë në fushë”, theksoi trajneri i kroatëve.

“Më vjen keq që kjo ndeshje nuk zhvillohet në Kosovë. Megjithatë, besoj se edhe në Shqipërinë e tyre, të popullit të vetë padyshim se do të kenë shumë përkrahje”, shtoi ai.

“Kosova ka futbollist shumë cilësorë dhe besoi se nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohen edhe më shumë”, përfundoi Çaçiç

SHPËRNDAJE