Rafael Nadal numri 2 i tenisit botëror, deklaroi se iu nënshtrua këtë mëngjes një kontrolli surprizë. Sipas kampionit të Manacor, testi ka ardhur si pasojë e polemikave për çështjen e doping, të shkaktuara nga skualifkimi, për 2 vjet i çiklistit Alberto Contador.

“8 orë e gjysmë. Iu nënshtrova një kontrolli antidoping surprizë. Ishte për t’u parashikuar e gjitha kjo, por jam i lumtur që ndodhi kështu”, deklaroi Nadal në profilin e tij në “Twitter”.

SHPËRNDAJE