Skuadra e antidrogës së Tiranës ka zbuluar një bazë të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Policia sekuestroi 2 kilogramë Kanabis, ndërsa në pranga ranë dy studentë të vitit të dytë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit si shpërndarës.

Burimet policore thanë se droga shpërndahej kryesisht tek studentët dhe tek përdoruesit e zonës së ish fushës së aviacionit.

Dy studentët mësohet se kanë pranuar të flasin me oficerët e policisë gjyqësore rreth origjinës së drogës dhe grupeve të shëpërdarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, duke kërkuar të konsultohen më parë me avokat. Burimet policore thanë se ka të dhëna që droga u ishte blerë kultivuesve të kanabisit në zonat e thella të Krujës.

Ndërsa mosbashkëpunimi i dy studentëve me hetuesit vetëm sa ka rënduar pozitën e tyre para ligjit.

SHPËRNDAJE