Jemi dëshmitarë të përditshmërisë, ku rinia ankohen se në Kosovë nuk po kanë mundësi, se nuk po mund të realizojnë ëndërrat e tyre, duhet të ju themi se kjo nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë dhe për këtë mund të ju sjellim edhe argumente, ja për shembull “Dikush sot paska parë andërr me u ba President i FFK-së”, shtrohet pyetja pse jo? Përgjigja është e thjeshtë, nuk e njohim “Presidentin e ri të FFK-së”, duhet të pyesim e të mësojmë pak më shumë për të, për dikë që duhet të mbajë mbi supe përgjegjësinë e sportit më të bukur në botë, pra zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Le t’i lejmë shakatë, le të flasim seriozisht. Si ka mundësi që papritmas përcdo ditë dalin “figura” të reja, pretendente për president?

Ne të gjithë e dijmë, apo ndoshta edhe dikush nuk e din se si dhe kur zgjidhet presidenti, cilat janë procedurat e hapat qe duhet ndjekur, e dijmë se kur mbahen kuvendet, sa zgjatë mandati i një presidenti e gjëra të tjera.

Përfundimisht, definitivisht tifozët e futbollit në vend duhet të rredpektohen, nuk duhet të “terrorizohen” në prag të çdo ndeshjeje të Kosovës me pretendime banale e besa edhe të rënda sidomos kur permenden trukimet e ndeshjeve, për të cilat adresa e duhur qē pretendojnë se dijnë dicka nuk do të duhej të ishin portalet, por gjykata e cila dikuj do të duhej të ia vendoste prangat, ose atij që trukon ndeshje, ose atij që shpif për kinse trukime ndeshjesh.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka Presidentin e sajë, nëse nuk kemi forcë e vullnet ta ndihmojmë, të paktën mos të ia vështirsojmë punën për ta bërë futbollin sportin i cili nesër na bënë krenarë të gjithëve, Kosova është në rrugën e duhur, puna nuk duhet ndalur.

SHPËRNDAJE