Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë, ku ka përkujtuar 22 vjetorin e Masakrës së Mejës.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj thotë se kjo masakër është dëshmi e dimensionit kriminal të gjenocidit që është bërë në Kosovë, pasojat e të cilit ende janë të freskëta.

Postimi i plotë i tij:

Masakra e Mejës është dëshmi e dimensionit kriminal të një gjenocidi që është bërë 22 vjet më parë, por që pasojat e tij edhe sot janë të freskëta.

Por, Meja është edhe dëshmia se dashuria e popullit tonë për Atdheun është më e fuqishme sesa mendësia gjenocidiale e regjimit serb.

Mbi sakrificën e nënave të Mejës, nënave shqiptare, Kosova e ka ndërtuar të ardhmen, për fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme të saj.

Lavdi të gjithë martirëve!

SHPËRNDAJE