Ministri i Shëndetësisë i qeverisë Kurti, Arben Vitia e ka prabuar gjatë seancës parlamentare se Kosova ka dështuar të siguroj blerjen e vaksinave anti covid.

Ai tha se e kanë humbur hapin në kontraktim të vaksinave por po përpiqen të bëjnë ndonjë zgjidhje.

Këto deklarata të ministrit Vitia erdhën pas kriyikave të ashpra të shefit të Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri i cili tha se Kosova po radhitet me vende si Kameruni, Siria e vende të botës së tretë.

Vitia tha se parimisht e pranon se Kosova ka mbetur në fund të listës në botë për vaksina.

SHPËRNDAJE