Analisti sportiv, Valon Konushevci në një postim të tijin në facebook ka ngritur një qështje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me futbollistët e superligës së Kosovës në futboll. Ai ka thënë se klubet nuk po arrijnë që t’i përmbushin premtimet e dhëna për futbollistë në lidhje me pagat, pasi që kanë premtuar më shumë se që mund të arrijnë.

Ja postimi i plotë i Konushevcit në facebook:

Ideja e Fair Play’t financiar ne futboll osht qe klubet te mos shpenzojne me shume sesa qe kane te hyra.
Kjo nuk osht marre parasyshe nga klubet e futbollit ne Kosove, te cilat shume shpejt mund te lodhen nga “gara” se kush po shpenzon me shume, e qe te ne me shume shihet si “gare e mendjemadhesise apo inatit” ne nje komunitet te vogel ku secili e njeh secilin.
Tash kemi ardh ne nje pike kur rrogat e medha qe u jane premtu futbollisteve nuk po mund te kryhen. Ne Superligen e Kosoves, ku thuhet se ka rroga edhe nga 7-8 mije euro, nje klub nuk paska dhene rroga qe kater muaj, tjetri qe tri, tjetri qe dy, dhe ka shume klube tjera me veshtiresi.
Tash kane fillu me u arsyetu me COVID-19. Sigurisht qe kjo pandemi ka shkaktuar krize ekonomike ne vend e natyrisht se mund te ndikoje edhe ne futboll, ku donatoret vijne nga sektori privat ekonomik. Por kjo situate eshte qe dy jave, e jo qe dy muaj, tre apo kater, sa ka borxhe.
Gjithsesi, bashkerisht duhet te behet e pamundura per t’i shpetuar krizes reale nga COVID-19. Por pas kesaj pandemie klubet duhet te perpilojne plane me afategjate sepse rrogat katershifrore ne nje te ardhme te afert mund te bien ne paga trishiferore.
Mendjemadhesine prapa, planet afatgjate perpara, ju lutem!

SHPËRNDAJE