Fatos Dili, kryetarë i klubit të kryeqytetit në futsall e ka falemderuar kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademi i cili ka vendosur që të ndërrmarrë një masë emergjente për futbollin në Kosovë, e që prek direkt klubet dhe futbollistët e vendit.
Ja cka ka shkruar Dili në facebook.
Në cilësinë e Kryetarit të Klubit të kryeqytetit #MabetexPrishtina, dëshiroj ta falenderoj Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova për pakon emegjente të Covid-19.
Në gjendje emergjente të gjithë jemi të barabartë dhe të njejtë, duke i lënë anash renditjet tabelare, cilësitë dhe shkathtësitë, secili person gëzon të drejtën e përkrahjës së barabart në kujdesin esencial e shëndetsor.
Federata e Futbollit të Kosovës, sot ka ndarë një shumë emergjente për komunitetin e futbollit ku bënë pjesë edhe futsalli. Nga kjo pako kanë përfituar 15 persona të çdo klubi të futsallit në Kosovë në vlerën 100 €, e këto mjete FFK do ti shpërndajë direkt në xhirollogaritë bankare të lojtarëve.