Klubi futbollistik Gjakova, ka falemderuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, pasi ky i fundit ka vendosur që ta vë në funksion menjëherë një pako mbështetëse për futbollistët në nivel të Republikës së Kosovës, e këtë e kanë vlerësuar edhe klubet përfituese. KF Gjakova i ka shkruar FFK-së dhe z. Ademi një letër falemderim ku ndër të tjera thuhet se për punën që po e bën z. Ademi, e sidomos në rastin konkret, fjalët nuk mjaftojnë.

Ja letra e KF Gjakova-s.

Faleminderit Kryetar i nderuar për ndihmën tuaj.

Faleminderit që jeni, se ju sot lumturuat shumë familje Futbollistash, Trajnerësh, Gjygjtarësh dhe këdo që jetën ja ka kushtuar Futbollit që në këto momente të vështira që po kalon Kosova dhe sidomos Futbolli Kosovar kanë nevojë për ndihmën tuaj, e ju vepruat lum ne që të kemi Kryetar z.Agim Ademi.

Të përgjegjshëm, të ndjeshëm, mirëkuptues dhe të sjellshëm.
Jo të gjitha fjalët e gjuhës sonë janë të mjaftueshme për të treguar ndihmën tuaj për njerëzit e futbollit Kosovar.

Shumë njerëz kanë harruar konceptin e “dhembshurisë” dhe ju keni mjaft.

Ndani mirësinë, energjinë e padepërtueshme dhe disponimin e gëzuar.

Dhe një herë faleminderit.
Kryetar: AGIM ADEMI.

Me respekte Kryesia KF.GJAKOVA

SHPËRNDAJE