Elseid Hysaj nuk pritet të mbetet edhe shumë gjatë në Napoli.

 

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Shqipërisë, po shkëlqen me Napolin në dy vitet e fundit në Serie A.

 

Vetëm disa javë më parë ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2020, mirëpo e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Napoli.

 

Mediat italiane kanë shkruar se shqiptari është bërë objektivi madhor i Interit për afatin kalimtar të janarit.

 

Inter është e gatshme të ofrojë një shumë të çmendur prej 40 milionë eurove për shqiptarin si dhe njërin nga futbollistët, Davide Santon ose Danilo D’Ambrosio.

 

Edhe pse Napoli e vlerëson shumë mbrojtësin e djathtë, duket se oferta e Interit është e parefuzueshme.

 

Kujtojmë që Interi është skuadra e ëndrrave për Hysajn, i cili në intervistat e mëhershme kishte treguar se ka bërë tifo gjithmonë për ‘Neroazzurrët’, ndërsa idhulli i tij është legjenda argjentinase e Interit, Javier Zanetti

SHPËRNDAJE