„Në SHBA delegacioni ynë i përbërë nga presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaci është takuar me presidentin e SHBA-ve Barak Obama, shefin e OKB-së Ban Ki-Moon si dhe me sekretaren e shtetit amerikan znj. Hillary Clinton. Sikur znj.Clinton ashtu edhe shefi OKB-së Ban Ki-Moon kanë rinkofirmuar angazhimin e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës duke refuzuar cdo ide per ndarejen e saj..“ i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ shefi i diplomacisë së Kosovës z.Enver Hoxhaj i cili në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së në New York tokme delegacionin nga Prishtina kanë lobuar me sukses jo vetëm për njohje të reja, por edhe për anëtarësim të shpejtë Kosovës në OKB.

New York, 23 shtator/ AIK-Presheva Jonë 

Intervistë ekskluzive për agjencinë “Presheva Jonë” me dr. Enver Hoxhaj, Minister i Punëve te Jashtme në Republikën e Kosovës

Presheva Jonë: z.Ministër, meqë aktualisht gjendeni ne asamblenë e përgjithshme të OKB-së, me këtë rast keni takuar shefin e  OKB-së Ban Ki-Moon, pastaj  sekreetaren e shtetit amerikan znj.Clinton etj. Jeni të kënaqur nga ky akvititet i juaj i dendur politik dhe diplomatik në SHBA me kreun e shtetit të Kosovës me znj.Jahjaga dhe z.Thaci ?

ENVER HOXHAJ: Po, ishte vërtetë një aktivitet i dendur poltik dhe diploamtik me një agjendë të ngjeshur me tyrtarë të alrtë si të OKB-së ashtu edhe me ministra e buarra shettesh të cilët imprinindelegacioneve të tyre në sesionin e Asamblesë së Përgjithshsme të OKB-së që po zhvillon punimet e veta aktualsiht në Bew York. Takimet tona ne filluam me shefin e OKB-së z.Ban Ki-Monn të cilin e informova mbi avancimet e proceseve në Kosovë, ahllet, sidat që po preokuipohet ditëve te“fundit vendi ynë. Po ashut atë e njoftova për asimetrin dhe pabarazinë në marrëdhëniet e lira tregtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për gjendjen në veri të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për paqe dhe stabilitet. Sekretari i OKB-së, Ban Ki Moon shprehu domosdoshmërinë për siguri në Kosovë dhe përshëndeti rolin shumë pozitiv të KFOR-it në përmbushjen e këtij synimi. Ai madje ka ftuar  të gjitha palët që kontribuojnë në qetësim të situatës. Përkundër që mund të ketë ndarje brenda të Këshillit të Sigurimit për çështje të caktuar lidhur me Kosovën, të gjithë anëtarët e mbështesin stabilitetin dhe paqen në Kosovë, ka deklaruar shefi i OKB-së, duke shtuar se është me mjaft rëndësi që t’i dëgjoi qëndrimet e të dy palëve për zgjidhjen e problemeve tona. Në SHBA po ashtu delegaioni ynë i përbërë nga presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga dhe kyreminsitri Hashim Thaci është takuar me presdientin e SHBA-ve Barak Obamën si dhe me sekeretaren e shtetit amerikan znj.Hillary Clinton. Sikur znj.Clinton dhe shefi OKB-së Ban Ki-Moon kanë rinkofirmuan angazhimin e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës duke refuzuar cdo ide per ndarejen e saj.  Gjatë qëndrimit tonë në New York, pos me shin e Kombeve të Bashkuara,  po ashtu delegacioni ynë ka takuar zyratë të lartë të OKB-së si dhe kryesuesin e Këshillit të Sigurimit, udhëheqësin e misionit gjerman z.Peter Witting. Në ky takim ujnë kam informaur presidentin e KS të OKB-së z. Witting për ecuritë dhe  zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin në gjithë territorin e Republikës së Kosovës si dhe për paqe dhe stabilitet në rajon.

HOXHAJ: QEVERIA JONË ËSHTË VENDOSUR QË CDO PËLLËMBË TË TERRITORIT TË KOSOVËS TA VËJ NË FUNKSIONIM TË SHTETIT NË TË MIRË TË GJITHË QYTETARËVE TË SAJ

Presheva Jonë: Kurë shtë fjala për OKB sigurisht gjatë takimeve me përfaqësues të venda evnëtare të kësaj ogranizate ndërkombëtare keni lobuar parelalisht për njohje dhe naëtarësim të Kosovës në OKB. Mendoni se Kosova se shpejti do të jetë anëtare e OKB-së, keni ndonje datë vit, ndoshta vitin e ardhshëm ?

ENVER HOXHAJ:  Siq e dini me daljen publike të propozimit të Marti Ahtisarit  rreth Koovës, ku jo të gjithe anëatrërt e KS të OKB-së u pajtuan me ketë plan edhe pse  diploamti njohur Ahtisari ishte i dërguar special i OKB-së,i skretarit  Ban Ki-Moon në Kosovë dhe përkundër faktit se Kosova dhe Serbia kishin një proces negociues mes viteve 2005 dhe 2007 që synonte jo vetem vënine nën  krnizë të shtetësisë së Kosovës, por edhe integrimin e minoriteteve.  Realisht kjo  situatë e ka bërë një cik kompleks rrugën e anëtarësimit të Kosovës në OKB. Por, megjithatë mendoj se neve na mbet obligim të punojmë dhe avancojmë numrin e njohjeve, mbi të gjitha  proceset duke krijuar kushte dhe ambientë demkratik dhe të tolerancës në vendin tonë ku do të funksiononte shteti juridik, për të dëshmuar se dimë të ndërtojmë dhe mabjmë shtet dhe padyshim duke rrespektuar  normat ndërkombëtare dhe gradualsiht t’i ofrohemi qëllimeve tona, integrimeve në BE që një ditë edhe anëtare e OKB-së. Rasti i Palestinës dihet dhe besoj se Kosova nuk do ta përjetoj një fat të tillë, të pritjes së gjatë dhe shumë shpejtë do të jemi anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare, besjomë një të afërt jo të largët.

Presheva Jonë: Kalojmë në Kosovë, ku në veri po vazhdojnë provokimet serbe të nxitura nga Bogradi për destabilizim rajoni. Përkër apeleve dikur të Kofi Annan dhe tash të ban Ki-Monn drjetuar UNMIK dhe tash së fundi EULEX, për elimininim e këtyre stutkurrave paralele dhe krininale ato ende jane aktive dhe veprojne ne sy te ndërkombëtarve. Qeveria e Kosovës ka stregji për venien e stabilitetit edhe  në këtë pjese te Kosovës.?

 ENVER HOXHAJ:  Pas korrikut të këtij viti Kosova edhe më shumë e ka fuqizuar shtetësinë e vete dhe është e vensosurtë shtrijë qeverisjen në cdo përllëmbë të territroit të saj, pamvarësisht nga provokimet të grupeve kriminale apo ndokush tjetër në Veri të Kosovës.  Ndërhyrja agresive e Qeverisë së Serbisë, përmes strukturave paralele në Kosovë sihin pjesë e një agjende politike dhe publike e prezantuar 6 muajt e fundit nga vet presidenti Tadic dhe gjithë zyrtaret serb për ndarje të territorit të Kosovës. Gjatë takimit time me shefin e OKB-së, ai më siguroi se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës nuk duhet të shihen të izoluara, por janë pjesë e një agjende politike të Serbisë për ndarje të një pjesë të territorit të Kosovës dhe inkorporimin e saj në
Serbi.
Por, mesazhi i kancelares gjermane zonjës Merkel sikur edhe diplomatëve tjerë ndërkombëtarë nga Brukseli e Uashingtoni ditëve të fundit dretjuar beogradit është i qartë, për eliminimin e struktuarve paralele dhe bandave serbe në Kosovë dhe hapjen e rregëve për zgjidhjen e problemeve teknike përmes negociatave të  filluaar mes Prishtinës dhe Beogradit.  Në dialogun në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë i cili lehtësohet nga BE, ndër çështjet urgjente që janë diskutuar në mënyrë permanente ka qenë zgjidhja e problemit të marrëdhënieve tregtare në përputhje me standardet evropiane dhe marrëveshjen CEFTA si dhe çështja e pranimit të vilave të doganës së Kosovë nga autoritet e Serbisë. Meqë Serbia në këtë takim nuk mori pjesë dhe nuk ishte e gatshme që të pranojë propozimin e BE-së, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që të rrespektohen masat e reciprocitetit për mallrat që hynë nga Serbia dhe Bosnja në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka ndërmarr veprime që në gjithë territorin e Republikës së Kosovës të respektohet një vendim i tillë, duke përfshirë këtu edhe pikat kufitare 1 dhe 31. Pra, qeveria jonë është mëse e vendsour të rrespektoj vendosjen e sundimit dhe ligjit në tërë territorin e republikës së Kosovës.

SERBIA TË NDAL SPASTRIMET ETNIKE, PËR T’MOS I PRODHUAR EVROPËS REFUGJATË TË RINJ !

Presheva Jonë: Me tensionimin e gjendjes në Mitrovicë, teensionim të gjendjes kemi ditëve  të fundit edhe në Luginën e Preshevës, ku kohëve të fundit ka pasur protesta gjithpullore sikur në Bujanoc ashtu sikur edhe në Preshevë së fundi për të dënuar dhunën dhe politikën diskriminuese  të  Beogradit mbi shqiptarët etnik në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Për tju shmangur ndiojë konfrontimi apo desatgbiliteti në rajon  pajtoheni ju z. ministër se Serbia duhet pranojë dhe rrespektoj reciprocitetin ?

ENVER HOXHAJ: Në vazhdimisht kemi qenë të rpeokupuar me fatin etë drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për të cilën gjendje kemik ngitur zërin duke i denuar cdo arrseanl të dhnunës dhe politikat diskrimunuese të regjimit të Beogradit në atë pejsë të Evropës të cilët momentalisht gjenden më të diskriminuarit dhe më të pazhvilluarit. Shteti serbë nës e është nënshkruese e konventave ndërkombëtare, nëse pretendon të jet një ditë anëtrae e BE-së nuk ka të drejtë të bëjë këtë, të mbajë të izoluar nga Evropa këtë popullatë të diskriminuar dhe si më të pazhvilluarin  në rajon si në punësim, ashtu edhe në arsim, mos njohjen  e dplomave të Kosovës, pastaj në adminitstratë, simbole, festa kombëtare etj…Këto poltikam të Beiogadit ju kanër krijuar pa perspektivë me qëllim të nxitjes së  largimit nga vatrat e tyre dhe kjo dukuri mënyrë diskrete të provokuar nga Beogradi po bëhen spastrime etnikne në rajonet e populluara me shumicë shqiptare.  Në cdo takim coftë ketu në Prishtinë apo në konfrenca apo forume ndërkombëtare,  unë si ministër i punë të jashtme dhe qeveria jonë ka ngritur gjithnjë zërin kundër ketyre padrejtësive,  kundër politikës diskriminuese të Serbisë ndaj popullatës shqipte në trojet e tyre etnike të cilë nuk duan  asgjë më shumë se sa të trajtohen sikur sot serbët në Kosovë. Ky diskriminim i shiptarëve sot në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë vërehet në gjitha format. Prandaj edhe protestat serike në Luginën e Preshevës bashkë me bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në kët vend fqinjë, kanë motivet dhe arësyet e veta. E them  kështu, sepse vendimet e mëdha nuk janë të rastësishme, nëse nuk do të kishte diskriminime të mëdha në rajon. Prandaj, sikur ne në Kosovë ashtu edhe në vendet tona fqinje e ardhmja jonë në familjen e madhe evropiane dhe integrimeve ndërkombëatrte mvaret nga rrespektimi dhe zhvillimi i minoriteve, proces ky i cili mund t’i kushtoj dikujt shtrenjtë. Dhe mu kjo do të bëjë  që disa vende, dikush më herët e disa më vonë, do të bëhen anëtare të BE-së. Prandaj, pa rrespektimin e reciprocitetit nga Serbia, jo vetëm në sfera ekonomike por edhe ato të rrespektimit të minoriteteve, perspektiva e integrimeve dhe stabiliteti do të jetë i brishtë.

Presheva Jonë: Nga  Beogradi e disa  qarqe shpesh dëgjojmë zëra për ndarje të Kosovës, apo ndrrim, këmbit merritoresh. Prishtina i pëkrah këto ide apo sa do të jenë ato në favor të stabilitetit në rajon ?

ENVER HOXHAJ: Ndarja e Kosovës e rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende tjera të rajonit, duke përfshirë vet Serbinë., kur dihet se në te sot jetojnë dhe veprojnë mbi 20 minoritete. Në asnjë formë, në asnjë kohë, në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë Qeveria e Kosovës nuk do të lejon një gjë të tillë. Kufijtë në Ballkan janë çështje e mbyllur. Dhe gjithë popujt duhet të punojnë për një të ardhmen evropiane. Po e përsëris se këto ide të ndatjes apo këmbimeve i takojnë të së kaluarës. Sikur prishtina zyrtare poa shut edhe perosnlitet botërore bashkë me insitucione tndërkombëatre refuzojnë isdneë ndarje së Kosovës. Ketë na e siguroi tash së fundit edhe dioplomtaja amerikane znj.Hllary Clinton si dhe shefi i OKB-së Ban Ki-Moon të cikët njëzërit hudhën idetë e ndartes së Kosovës. 

MICHELINE CALMY-REY PËR  POPULLIN SHQIPTARË ËSHTË DHE MBETET AMBaSADORE E PAQES DHE DEMOKRACISË NË KOSOVË, EMRIN E SË CILËS SË SHPEJTI DO TË KEMI NË VENDIN TONË

Presheva Jonë:  z.Ministër cfarë mund të nas thoni mbi marëdhëniet e Kosovës me Zvicrën dhe si e keni pritur largimin e zonjës Calmy-Rey  nga politika.Mendonik së shpejti ta vizitonin Zvicrën  ?

ENVER HOXHAJ:  Lajmi për tërheqjen nga poltiika e pesidentes dhe shefes së diplomacisë zvicerane zonjës Calmi-Rey nuk e  kemi pritur mirë. Largimi i Calmy-Rey si një militante e të drejtave të njeriut nga skena politike për ne don të thotë një zbrazëti e madhe në proceset demokaratike, sidomos në ato vende ku mungon toleranca.  Zvicra dhe emri i zonjës Calmy-Rey për ne shqi
ptaret mbetet sinonim i paqes dhe stabilitetit, demokracisë dhe tolerancës. Sa herë që vinte ajo në Kosovë, nga këshillat e saj kemi mësuar shumë, në ndertimin e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit. Të flasim tash pë rolin apo meritat e Zvcrës në Kosovë, sigurisht nuk do të na premtonte koha. Por do të kisha përkujtuar se Zvicra është një vend i ynë mik, madje për mjiëra shqwipatre edhe vendlindje.Prandaj ne jemi mirnjohës dhe falnderojmë qaverinë zvbciedrane popullin zvcieran që në momentet më të vështira naështe¨è gjetur afër. Tek ne nuk thonë rastësisht se miku i mirë shifet në ditë të vështira. E ketë e ka dëshmuar Zv icra si paar ashtu edhe aghjtë deh pas luftës në Kosovë nga strehimi i 60 mjë refugjatëve të luftës, pastaj angazhimi i saj humanitar, saimushtarak , përmes misonit të Swisscoy-it e deri tek njohja e shtetit të Kosovës nga qevria zvcierane më 17 mars 2008, ku pasoi me hapjen e ambasadës së Zvicrës në Prishtinë e më vonë edhe të ambasadës sonë në Bernë. Po ashtu jemi mirnjohës  se sot në Kosovë një e katërta e popllsisë mbahet nga djersët e punëtorëve, mërgimtarët tanë në Zvicër. Sa i përket vizitës sime në Zvicër, besojmë se gjatë këtij viti do të realizojmë një vizitë të tillë në kuadër të bashkëpunimi mes dy vendeve mike.

Presheva Jonë:  Sigurisht jeni në dijeni zoti ministër se Agjencia “Presheva Jonë”, kët vit në pegjedhjen e stafit të sa për të shpërblyer personlaitet botërore, ka shpallur presidenten aktuale të zvcrës znj.Calmy-Rey për personalitet të vitit, njëkohësish duke propozuar që në të ardhmen një rrugë, shesh apo institucion në Prishtinë apo Kosovë të mbaj emrin e saj për angazhimin  dhe  meritat e saj në vendin tonë. Ky propzim i „Preshva Jonë“ që kishte jehonë të madhe në mediat zvicerane, ju z.ministër pajtoheni ?

ENVER HOXHAJ: Idea dhe propozimi eshtë  mjaft i qëlluar nga ana e agjencisë  informative „Presheva Jonë“.  Pas clirimit të Kosovës , siq e dini Kosova, qeveria jonë e ka parë të udhës që personalitete jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare t’i nderoj me cmime, coftë edhe modeste, që një nga rrugët apo nga sheshet  tona në kryeqytetit apo Kosovë të mbajnë emrat  e tyre, duke vlerësaur rolin dhe angazhimin e tyre në pamvarësinë e Kosovës, siq është sheshi i presidentit Clinton. Pra, edhe propozimin e agjencisë së juaj e përkarhim dhe padyshim një ditë në Prishtinë, Kosovë apo pse jo diku në Tharandë ku vepron misioni i ushtarëve të  Zvicrës–Swisscoy t’mos e mbaj  emrin e presidentes së Zvicrës Micheline Calmy-Rey. Qeveria jonë tash ka parasysh  propozimin dhe tash kjo cështje mbetet në duart, nën komptencat e organeve përkatëse  që ta shqyrtojnë dhe ta realizojnë propozimin në fjalë, duke u merrur vesh për vendin dhe kohë se kur në Kosovë do të kemi një shesh apo rrugë me  emrin e  Calmy-Rey. 

SHPËRNDAJE