Bosi i Interit, Masimo Morati beson se trajneri i ri i skuadrës “nerazure”, Klaudio Ranieri do ta nxjerr ekipin nga kjo krize e rezultateve negative.

Strategu i futbollit italian, Ranieri dje është emëruar trajner i ri i Interit, në vende të Gasperinit të shkarkuar dy ditë më parë.

“Ranieri ka qasjen e duhur për të ringjallur ekipin. Me vjen keq për Gasperinin, i cili ka pasur përkrahjen tonë të plotë, pavarësisht se çka thotë ai në gazeta. Tashmë jam i kënaqur më zgjidhjen e re dhe jam i bindur se Ranieri ka potencial për të arritur suksese”, ka thënë Morati.

Debutimi i ish-trajnerit të Romës, Ranierit në krye të bankinës së Interit do të jete në vikendin e kësaj fundjave në transfertë ndaj Bolonjës.

SHPËRNDAJE