preshevaaaPreshvë, 28 shtator  -Shtate vite pas pamavrsise  se shtetit shqiptar, pra në vitin 1919,  Presheva ishte ebanuar me  96% shqiptarë dhe 3% serbë dhe 1% romë. Ket e deshmojne jo vetem historianet shqipter (prof.dr.Hakif Bajrami, prfo.dr. Hivzi Islami, prof. dr. Ramiz Abdyli) por edhe te huaj, amdje edhe ata nga Beogradi qe jane deshmirarë dhe besnik te se vertetës. Perkuner shifrave te pemerdndur megjthate regjimet  ederitanishme , nga vitti 1912, ja kane arritur qellimit te spastrimeve etnike dikund-dikund, ne vednbanime tshiptare ne Kosoven Lindfore, aktualisht nen Serbi,  ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Kolonizimi i Lugines së Preshevë nis qae en kohen e Vasa Cubrollovicit i cili me vone në vitin 1945 mori hov dehn vazhdoi deri ne kohen e Milosevicit

preshqiprePerkunder serbizmit, kolonizmi te trojeve shiptare ne nejrnme ane dhe ne anen tjeter te poltikave te sapstrimeve etnike ndaj shipzareve nga regjimet e njepasnjeshme te Boegradit, megjithate  shqiptarer edhe sot ndihen te “gjallë” ne Serbi, ku nga  150 komuna ne Serbi ,  vetëm në 18 sosh nuk ka shqiptarë, shkruan sot agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duie ju referuar burimeve zyrtare te Beogradit e t mos flasim për burimer reale

 

Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjatë kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th Fusha purrinjëve.

Eksodi i shqiptarëve nga Presheva si rrjedhojë diskriminimit poltik dhe ekonomik

Lugina e Preshevës në regjistrimin e vitit 1991 ka pasur rreth 107 mijë banorë, ndërsa në vitit 2002 rreth 77 mijë banorë shqiptarë. Sipas UNHCR-së, gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 këto treva i kishin braktisur rreth 30 mijë banorë, kryesisht shqiptarë, të cilët kurrë nuk janë kthyer.

Ndërsa, tani nga dhjetori i vitit këto vendbanime i kanë braktisur edhe 10 mijë banorë të saj. Presheva kishte rreth 45.000 banorë, prej tyre 41.850 shqiptarë, pra rreth 93 për qind, ndërsa 7000 janë serbë, romë etj, të cilët përbëjnë rreth 7 për qind.

 

Bujanoci ka rreth 50.000 banorë, prej tyre 31.000 shqiptarë, rreth 62 për qind, ndërsa të tjerët janë serbë, romë etj. Medvegja  kishte rreth 15.000 banorë, prej tyre kanë qenë 4.800 shqiptarë, apo rreth 32 për qind, ndërsa 10.000 janë serbë, romë etj.

Gjenocidi serb mbi shqiptarët e Lugines se Preshevës

Edhepse pas viteve 1454 e 1455, Lugina e Preshevës ra nën sundimin turk, ajo asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen e vështirë nën sundimin turk atoman, andaj Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë viteve 1841-1845 u hodhën në kryengritje kundër Tanzimatit. Sheh Hyseni dhe Sheh Salihu e shum patriotë të Luginës organizuan protesta dhe ngritën zërin kundër zbatimit të Tanzimatit në Luginë, sepse popullata e këtij rajoni nuk deshti t’I paguajë tatime të mëdha pushtetit turk. Pastaj të përmendin kryengritjen e Dervish Carës, më 1844, e cila kryengritje çoi në këmbë për liri gjithë popullatën shqiptare të këtij rajoni dhe përfshiu tërë terrotirinë e Dardanisë.

Pra, qysh me kohë, Shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën pjesë aktive në Lëvizjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha Lëvizjet politike të Shqiptarëvë të ish’Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim kombëtar. Se Presheva dhe Lugina e saj ishte liridashëse, e kyçur në Lëvizjen Gjithëkombëtare dhe se i dha kontribut Rilindjes Kombëtare Shqiptare fletë edhe fakti i themelimit të Degës se Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Preshevë me në krye me Sheh Maksut Efendiun si dhe pjesëmarrja e patriotëve nga Presheva në Kuvëndin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878 : Maksut Shehu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga, Haxhi Abazi.

Në këtë kohë të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit dhe pjesëmarrjes së delegatëve të Preshevës në Kuvendin e Lidhjes, Shqiptarët e Luginës u gëzuan aq shumë me shpresës se do të ndodhë bashkimi kombëtar, bile gjatë përcjelljes, mbajtjes iu këndua Lidhjes së Prizrenit, Shqiptarët e Preshevës me lule dhe valle i përcollën delegatët në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit. Bile, thuhet se atëherë edhe lindi vallja e Miratocit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës iu bashkangjitën kërkesave të Qeverisë Shqiptare të Shqipërisë, e cila kërkoi Autonomi Territoriale – Politike të Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Otomane. Perandoria Otomane nuk i pranoi 14 kërkesat e Shqiptarëve për Autonomi Politike, por vetëm kërkesat kulturore-arsimore.Kështu dështoi dhe zhgënjimi në Perandorinë Otomane që Shqiptarët të jëtojnë në një shtet të përbashkët shqiptar. Mirëpo erdhi zhgënjimi, mosnohja e autonomisë politike nga Perandoria Otomane. Shqiptarët e pakënaqur organizuan Kryengritje. Kësaj iu bashkangjitën edhe Shqiptarët e Luginës kundër Perandorisë në krye me patriotin Idriz Seferi.

SHPËRNDAJE