Gjermania është karakterizuar përherë nga disiplina dhe rregulli që karakterizon në tërësi popullin dhe kjo frymë duket qartë edhe në futboll, por me nismën e fundit duket se teutonët po i kalojnë limitet.

Ende pa nisur mirë faza eliminatore e Botërorit 2014, drejtuesit e kombëtares mendojnë për akomodimin në Brazil. Menjëherë pas fitores 3-0 ndaj Ishujve Faraoe, Oliver Bierhoff bëri me dije se në fund të vitit do të vizitojë Brazilin për të studiuar vendin më të përshtatshëm të akomodimit.

“Do të vizitoj tre rajone të ndryshme në Sao Paulo, Rio de Janeiro e Salvador’”, theksoi Bierhoff duke përjashtuar mundësinë e transferimit në Porto Alegre, e cilësuar si një zonë shumë e ftohtë dhe e lagësht.

SHPËRNDAJE