Ylli i kombëtares shqiptar, Lorik Cana pas fitores ndaj Qipros prej 3-1, ka thënë se Edgar Çani dhe Erjon Bogdani kanë bërë diferencën në fitoren e kuqezinjve.
Sipas tij, fitorja ndaj Qipros ka qenë mjaft e vështirë. Ai thotë se Shqipëria e ka merituar fitoren. “Ishte fitore e vështirë, por është shumë e rëndësishme që morëm tri pikët. Ne me meritë kaluan në avantazh, por me pas pësuam një gol në mënyrë naive. Gjatë pushimit trajneri na tha diçka motivuese. Fitues shihet pas 90 minutave dhe kjo ndeshje ka treguar forcën e skuadrës. Mendoj se kjo fitore është meritë e të gjithëve, por dua të them se aktivizimi i Çanit e Bogdanit ka bërë diferencën”, ka thënë pas ndeshjes Cana. Kapiteni i kuqezinjve ka folur edhe për sfidën e radhës ndaj Zvicrës, ndeshje kjo që luhet të martën mbrëma në Luzern. Sipas tij, përballja më zviceranët do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ai thotë se Shqipëria do të jep maksimumin në mënyrë që tifozët shqiptar të ndihen krenar. “Përkrahja e tifozëve tonë në Zvicër nuk do të mungojë dhe mendoj se do të jetë një mbështetje e jashtëzakonshme. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i bërë krenar tifozët tonë. Por, duhet ta dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Zvicra ka ekipi kualitative me lojtar që aktivizohen në kampionatet më të mëdha. Ne do të kënaqemi edhe më barazim, por do të mundohemi të zhvillojmë lojën tonë në mënyrë që të marrim mirën”, tha Cana.

SHPËRNDAJE