Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij më të fundit thekson se kriza ekonomike po përparon me shpejtësi, ndërsa masat e ndërmarra për ndalimin e saj janë të pamjaftueshme. Raporti përqëndrohet mbi ekonominë e SHBA-së, Kinës, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Eurozonës. Duke qëndruar tek kjo e fundit FMN shprehet se masat e ndërmarra nga vendet e prekura janë të pa mjaftueshme, dhe kjo ka sjellë një dëm të madh në sektorin bankar. Liderët europianë duhet të marrin vendime të menjëhershme kundër krizës së borxheve.
Rreziku i infektimit është ende i lartë dhe Europa duhet të bëjë më shumë për ta shmangur atë, thuhet në raportin e fondit dedikuar ndikimit të politikave ekonomikë të pesë ekonomive. FMN vlerëson se vendimet e marra brenda bllokut të monedhës euro pavarësisht progreseve nuk duket se janë të mjaftueshme për të ndalur shpërndarjen e stresit dhe ndoshta mund të vënë në rrezik një rimëkëmbje globale e cila është në stanjacion për shkak të krizës së tregjeve financiare. Sipas parashikimeve të FMN pritet që PBB i Eurozonës të bierë me 5%, po në të njëjtin nivel edhe ekonomia britanike, ndërsa për SHBA impakti do të shkojë rreth -2% i PBB. Edhe për Japoninë ndikimi i krizës do ta çojë ekonominë në një rënie me 1%. Për këtë mesazhi i FMN është i qartë; liderët europianë duhet të zbatojnë veprime konkrete dhe në kohë sa më të shpejtë për të penguar këta skenarë. Por për Institutin e Uashingtonit, jo vetëm Eurozona por edhe SHBA duhet të shmangin mungesën e 4 mijë miliardë dollarëve të gropave fiskale dhe të nisin me shkurtime automatike të shpenzimeve për vitin e ardhshëm.
Në lidhje me Kinën, thuhet se investimet e ulta mund të ndikojnë ndjeshëm edhe në vendet e tjera.
Britania duhet të vijojë me marrjen e masave, ndërsa Japonisë i tërhiqet vëmendja mbi borxhin publik, i cili është rritur ndjeshëm.

SHPËRNDAJE