Ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“  z.Pekka Odriozola shef per komunikim me mediat në selinë e FIFA-s. Sipas z. Odriozola më 27-28 shtator (e njete dhe e premte) të këtij viti në selinë e FIFA-s ë Cyrih për dy ditë rresht bisedohet  aktivitetine FIFA-s në botë si dhe për Kosovën ku do të merret vendimi për lejimin e miqësoreve për përfaqësuesen e Kosovës në Futboll (FFK)  

 

 

Cyrih, 25 shtator

 

 

Vendimi për lejimin e miqësoreve për përfaqësuesen e Kosovës në Futboll (FFK)  do të jetë në rend të ditës në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që do të mbahet më 27-28 shtator në Cyrih  selinë e kësaj organizate botërore të futbollit, ka njoftuar zyrtarët e FIFA-s agjencinë informative “Presheva jonë”.

 

 

“Në kuadër të mbledhjes së ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s ku dotë devatohet mbi aktivtetine organizatës në botë, do të bisedohet edhe për futbollin kosovar.  Letrën e tre lojtarëve me orgjinë shqiptare Xhaka, Cana dhe Shaqiri drejtuar z.Blatter e kemi marrur. Në fund të kësaj jave (të enjten dhe të premte, më 27-28 shtator) në selinë FIFA-s do të  shqyrtohet kerkesa e KKF nga Pristina dhe letra e tre futbollistëve, dy të nacionales së Zvicrës dhe një të kombëtares shqiptare, rreth kërkesës së tyre mbi vendimin për  lejimin e luajtjes së ndeshjeve miqësoreve ndërkombëtare për përfaqësuesen e Kosovës në Futboll. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë kreu i FIFA-s  i prirë nga z. Seep Blater, presidentin e FIFA-s..” ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“  z.Pekka Odriozola shef per komunikim me mediata në selinë e FIFA-s

 

Do përkujtuar se më  17 korrik të ketij viti po ashtu në Cyrih ishte mbajtur një taskim i këtij karakteri, ku u biseduat vetëm rreth disa cështjeve të modaliteteve mbi vendimin për lejimin e miqësoreve për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. 

 

„Kreu i FIFA-s, në praninë e përfaqësuesve të UEFA-s gjatë takimi të fundit interen në Cyrih të Zvicrës, i ka shpjeguar  përfaqësuesve serbë të futbollit  nga Beogradi për procedurën e vendimit të të FIFA-s ditë më parë  me Kosovën, për cka kthim mbrapa nuk ka. Hapat e ardhshëm dhe modalitetet e zbatimit të këtij vendimi të Komitetit Ekzekutiv do të diskutohet ditëve në vijim.”, kanë deklaruar zyrtarët e FIFA-s për agjencinë tone duke bërë fjalë rreth Kosovës në raport me FIFA-n

 

Të rikujtojmë se KE i FIFA-s mori vendim për t’i lejuar miqësore Kosovës në muajin maj, por zbatimi i këtij vendimi u shty deri në finalizimin e modaliteteve që kanë të bëjnë me këto miqësore.

SHPËRNDAJE