Zvicerani, Roger Federer, ka thënë se ai ishte me fat në meçin me francezin Julien Benneteau në kuadër të rrethit të tretë të grand-slam turneut Wimbledon. Federer fitoi vetëm me rezultat 3-2 dhe ishte pranë eliminimit sikurse Nadal një ditë më parë. “ fitova me fat. Unë luftova deri në fund. Unë tentova në setin e tretë dhe të katërt që të qëndroj gjallë dhe në setin e katërt isha afër. Kur jeni dy sete prapa duhet të jeni të qetë pasi është vështirë sepse njerëzit të bëjnë të çmendur. Nuk jemi mësuar të luajmë në ambient të mbyllur në bari, por jam i kënaqur që ia dola mbanë ndërkaq ai ishte fantastik”, ka thënë Federer.

SHPËRNDAJE