Gjermania është skuadra që ka në përbërje futbollistët më të rinj në Euro 2012. Në bazë të listës së futbollistëve të grumbulluar të dorëzuar te UEFA, rezulton se përfaqësuesja e drejtuar nga Joachim Loeë ka moshën mesatare më të re, me vetëm 24.52 vjec.

Në të vërtetë skuadra aktuale e Gjermanisë është më e re edhe se ajo që mori pjesë në Botërorin e vitit 2010, ku mosha mesatare e saj ishte 25 vjeç.

Ndërkohë skuadra që mund të konsiderohet më e vjetra ndër 16 pjesëmarrëset e Euro 2012 është Irlanda e Xhovani Trapatonit me moshë mesatare 28.35 vjec.

Në këtë evropian do të zbresin në fushën e lojës në total 368 futbollistë dhe më i riu rezulton të jetë lojtari i Holandës Xhetro Uillems, 18 vjec që i mbushi në muajin mars. Përsa i përket futbollistit më të madh në moshë është portieri i përfaqëseses greke Kostas Kalkias, 38 vjec.

SHPËRNDAJE