Barcelona dhe Real Madrid do të përplasen kokë më kokë pasditen e së shtunës në një ndeshje të ndërtuar mbi një histori dhe rivalitet që është unik në botën e futbollit. Rëndësia e kësaj ndeshje tejkalon një rivalitet të thjeshtë të një klubi kundër tjetrit. Politikat dhe sporti gjithmonë kanë qenë një miks i rrezikshëm. Gjatë regjimit 40-vjeçar të Gjeneral Frankos, Real Madrid gjithmonë është parë si ekipi i diktatorit, një simbol i fuqisë në një vend të ndarë teksa dominonin European Cup (Champions League) në vitet 1950-të dhe 1960-të. Te Barcelona ishin separatistët trima, të shtypur nga diktatori, klubi i të cilëve u kthye në një instrument i nacionalizmit katalanas.

images-3

 

elclasicocopy

Roli i Barcelonas si institucion katalanas ka qenë shumë i rëndësishëm në rivalitetin që ka krijuar kjo lojë. Çdo lojtar që del nga La Masia e famshme (akademia e Barças) është një simbol e asaj që është në gjendje të bëjë kombi katalanas. Kjo është arsyeja pse i jep aq shumë rëndësi sistemit të ekipeve zinxhir: suksesi me lojtarët e akademisë është një sukses për të gjithë Katalonjën. Për më tepër, fitoret me lojtarët e akademisë janë më të ëmbla duke parë fuqinë blerëse që kanë pasur dhe kanë akoma galaktikët e Real Madrid. Trajnerët e fundit e kanë mbështetur këtë teori. Pep Guardiola citoi nevojën për të qëndruar një vit pushim pas pushtoi gjithçka me Barcelonan e tij, ai ishte gjithashtu presidenti jo zyrtar  i klubit te katalonjes.

maxresdefault-2

Emërimi i Jose Mourinhos si trajner shkonte kundër principeve të futbollit tërheqës së klubit. periudha e tij ishte e shkurtër dhe me synim të qartë: të ndalet Barcelona e Pep Guardiolas. nuk ka dy klube në botë që janë të ndara aq shumë sa vetë kombi i tyre. Në shumë pjesë të Spanjës, ose je tifoz i Real Madrid ose i Barcelonas. Është një zgjedhje futbolli, për shumë, por për të tjerët është edhe një zgjedhje politike. Real Sociedad ka publikuar një video së fundmi ku i bën thirrje tifozëve të mbështesin vetëm një klub futbolli dhe vunë në dukje problemet që kanë spanjollët me personat që bëjë tifo për dy ekipe. Në Angli ajo video do të quhej absurde, por ky është thjesht një tjetër aspekt i konflikti që britanikët nuk mund ta konceptojnë.

Mediet spanjolle me sa duket nuk e ndihmojnë në zbutjen e urrejtjes të dy ekipeve. Dy gazetat më të mëdha të vendit shtojnë histerinë e El Clasicos teksa shumë gazeta të tjera janë pro-Madrid apo por-Barça dhe nxehin gjakrat me tituj të bujshëm. Gerard Pique, i cili shihet person simbol i Katalonjës, së fundmi ka deklaruar se do të tërhiqet nga përfaqësuesjaa pas Kupës së Botës 2018 teksa i kanë ardhur në majë të hundës kritikat nga mediet pro-Madrid – edhe kur ai luan me Spanjën. Asnjë ndeshje në Angli nuk mund t’i afrohet nivelit të rivalitetit apo rëndësisë së kësaj ndeshje, dhe për këtë duhet të jemi mirënjohës. Kjo ndeshje është bërë më e ashpër teksa të dy ekipet sa vijnë e përforcohen dhe ilustrojnë pasigurinë e situatës ku futbolli kombinohet me politikën. Duhet ta shijojmë ndeshjen për magjinë që na fal në fushë, dhe sa më pak të flasim për gjërat që ndodhin jashtë fushe, aq më mirë.

1099-el-clasico-2016-msn-vs-bbc

SHPËRNDAJE