Eden Hazard ka luajtur në një ndeshje i dehur - thotë ish-bashkëlojtari i tijYlli i Chelseat, Eden Hazard ishte nën ndikimin e alkoolit në ndeshjen e tij të fundit për Lille në vitin 2012, ka thënë ish-bashkëlojtari i tij Rio Mavuba

Hazard u largua nga Lille duke u transferuar te Chelsea në vitin 2012 duke pasur impakt të menjëhershëm te klubi londinez, veçanërisht në vitin 2015 kur u shpall lojtari më i mirë në ligë.

Por në një intervistë për një televizion francez, Mavuba ka zbuluar se si belgu iu bashkua disa lojtarëve të tjerë të Lille të cilët dolën për të pirë një natë para ndeshjes së fundit të sezonit.

“Një natë para ndeshjeve ne zakonisht nuk bënim asgjë, por ishte e sigurtë se do të përfundonim të tretët,” tha ai.

“Ne po luanim kundër Nancyt ditën tjetër, dhe ishte dneshja e fundit e Hazard, kështu që ai përgatiti diçka të vogël.

“Në mëngjes, trajneri (Rudi Garcia) shkoi në dhomën e Hazardit dhe ai nuk kishte fjetur.”

SHPËRNDAJE