De Biasi sulmon dy yjet e KosovësKryetrajneri i reprezentacionit të Shqipërisë, Gianni de Biasi ka sulmuar dy lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, Adonis Aviajn dhe Milot Rashicën

Duket se trajnerit italian nuk i ka pëlqyer fakti se dyshja ka zgjedhur të luajë për Kosovën, duke insistuar se Rashica nuk është asgjë i veçantë pasi si ai ka shumë në Kombëtaren “Kuq e Zi”, ndërsa për Avdiajn thotë se është i panjohur për të tjerët, dhe ka fituar më shumë famë për gjëra të tjera dhe jo me paraqitjet e tij në fushë.

“Rashica nuk është thelbësor për ne sepse si ai kemi shumë. Avdijaj? Bëra 800 kilometra rrugë për ta parë. Pashë ndeshjen e Strum Grazit dhe nuk pashë asgjë. Sot është më shumë i famshëm për klauzolën që Shalke i vendosi, se për atë që bën në fushën e lojës çdo javë,” ka deklaruar ai për “Ora News”.

SHPËRNDAJE