Futbollisti 17 vjecarë i Eintrahtit të Frankfurtit, Dritan Maqkaj ka vendosur që përfaqësimin e tijë në nivelin e kombëtareve ta bëjë për Kosovën, për dardanët prej nga edhe e ka prejardhjen.
Anësori i majtë për të cilin ishte jashtëzakonisht e interesuar edhe kombëtarja gjermane, bashkimin me Kosovën U19 e ka konfirmuar duke i “dhuruar” ekstra kualitete në të ardhmen 11-shes dardane.


I gjatë 1 metër e 85 centimetra, Maqkaj përbën një përforcim shumë të rëndësishëm për dardanët, së pari tek skuadrat e grupmoshave, e ku shpejt presim ta shohim edhe në ekipin e parë.
Vlenë të theksohet se së fundi kemi parë një interesim të shtuar të të rinjëve shqiptarë nëpër evropë për të përfaqësuar kombëtaren e Kosovës, kjo mesiguri si rezultat e seriozitetit dhe përkushtimit nga ana e njerëzve të futbollit në vend, duke filluar nga FFK-ja e tutje.

SHPËRNDAJE