Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës kanë reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, të bëra në RTV Dukagjini më 11 gusht, rreth një raporti të grupit punues për hidrocentralet.

Sipas kësaj shoqate, raporti i Grupit Punues të Ministrisë është tendencioz dhe i pambështetur.

Nga SHERK thonë se nëse ministria do të marrë ndonjë vendim përtej asaj që është prezantuar nga investitorët, atëherë raportin e  Grupit Punues do t’ia dorëzojnë Prokurorisë së Shtetit deh do t’i drejtohen Arbitrazhit në Londër.

“Shënim: Të “gjeturat” e Grupit Punës dhe interpretimi i tyre është tendencioz dhe skajshmërisht i pambështetur në argumente. Si të tillë janë material serioz për Prokurorinë Speciale duke ditur që ai raport është një shtantazh i pastër ndaj investitorëve dhe nuk ka asgjë të vërtet lidhur me gjetjet e pretenduara. Dhe si i tillë me siguri se do të përfundoj në Prokurorinë Speciale.

Duhet të theksohet se gjatë gjithë procesit të vizitave në terren anëtar të komisionit kanë kërcënuar investitorët me ndaljen e punimeve pa u mbështetur në asnjë dokument, të njëjtit hapur u janë drejtur/kërcënuar investitorëve se janë kundër hidrocentraleve, dhe si rrjedhoj nuk është pritur raport real në lidhje me këtë fushë. Por nuk është besuar se shpifjet do të shkojnë deri në këtë nivel.

Për dijinë tuaj këtu i kemi përshkruar vetëm disa nga “gjetjet” lajthitjet e raportit. Për shpifjet dhe argumentet tjera me siguri se do ti drejtohemi prokurorise speciale pas konsultimit me avokatët e kompanive.

Per fund për ta vërtetuar se ky raport është aq joserioz e skandaloz shihet se i tëri është copy past thuaja për secilin investitor, të vetmin ndryshim ka se aty këtu janë shtuar më pak ose me shumë konkluzione.

Për dijenin tuaj, rasti i hidrocentraleve është hetuar nga shumë institucione për një kohë të gjatë, përfshirë edhe prokurorinë speciale edhe nga krimet ekonomike edhe nga gjykatat lokale, s’ fundmi edhe nga komisioni hetimor parlamentar, dhe askush deri tani hasur në të “gjetura” kaq skandaloze dhe tendencioze cfarë ka shkruar ky “Grup Punues (tendencioz)”, dhe si i tillë nuk mund të jetë mbi prokurorinë speciale.

Marr parasysh gjithë këto sulme të qëllimshme, vetëm në dëm të investitorëve vendor dhe të jashtëm, në rast se Ministria do të marr ndonjë vendim përtej asaj që është e prezentuar nga ana e investitorëve serioz dhe të përgjegjshëm raportin e Grupit Punes do ta dërzojmë në Prokurorinë e Shetit dhe njëkohsisht do ti drejtohemi Arbitrazhit në Londër, pasi që neve na janë shkelur të gjitha të drejta themelore të njeriut, për të jetuar e punuar në pajtim me Kushtetutën, Ligjet aktet nënligjore dhe Lejet Ujore dhe Mjedisore të lëshura nga organet e shtetit, e jo nga ne, sepse ne gabimin e vetëm që do ta konsideronim do të ishte vullneti për investime dhe aplikimi për tu pajisur me lejet përkatëse dhe hyrja në obligime milionshe nëpër Banka Komerciale dhe duke rrezikuar hipoteka dhe pasuri familjare për zhvillimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të vendit, ku janë punësuar me qindradhjetra punonjës me kontrata afatgjate, dhe ju është kthyer shpresa se do të mund të jetojnë në kët vend.

Pra, shteti do të duhej të ishte partner në zhvillim e jo arbiter sikurse ky Grup Punues, në dëm të atyre që investuan në këtë vend me miliona euro dhe kontribuan sado pak në zbutjen e papunësisë, por u ndikuan nga disa individë që qëllimin e vetëm kanë përfitimin e jo zhvillimin.

Vlen të përmendent se në kontratat e nënshkruara për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kompetent për zgjidhjen juridike është Gjykata e Arbitrazhit në Londër, për këtë po e fusim vetëm një nen ku përcaktohet qartë se në çfardo rrethanë investitorët i drejtohen Arbitrazhit pa pasur nevojë për gjykata vendore, (raporti me qëllim tenton t’i fus në konflikt institucionet e Kosovës, gjithashtu rrezikon që Shteti i Kosovës të përfundoj në Arbitrazh duke i shkaktuar dëm të jashtzakonshëm Republikes së Kosovës, përfshirë investimin dhe fitimin e humbur për40 vite) shih më poshtë nenet 32 dhe 40 sipas kontratës të lidhur mes KOSTT dhe Gjeneratorëve.

Nëse në çdo kohë dispozita e Kontratës bëhet e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme në çdo aspekt sipas ligjit të ndonjë juridiksioni, as vlerfshmëria ose zbatueshmëria e dispozitës së tillë sipas ligjit të çdo juridiksioni tjetër as ligjshmëria, vlefshmëria ose zbatueshmëria e ndonjë dispozite tjetër nuk do të ndikohet ose dëmtohet në asnjë mënyrë.

Çdo Mosmarrëveshj/e që lind nga ose në lidhje me këtë Marrëveshje që nuk është zgjidhur pasi që janë ndjekur procedurat e përcaktuara në Nenin Error! Reference source not found. do të zgjidhet nga arbitrazhi në përputhje me rregullat UNCITRAL të arbitrazhit, siç është në fuqi në datën e kësaj Marrëveshje (“Rregullat”), nga një (1) arbitër i emëruar në përputhje me Rregullat. Procedurat e arbitrazhit do të zhvillohen, dhe vendimi do të jepet, në gjuhënAngleze. Selia, ose vendi ligjor, i arbitrazhit do të jetë në Londër, Mbretëri e Bashkuar.

Për fund por më e rëndësishmja, çdo veprim arbitrar per t’i nxjerrur nga operimi HEC qe janë licensuar ne ZRRE, do te na detyroje t’i drejtohemi arbitrazhit. Investitoret nuk mund te bartin pasojat e neglizhences dhe mospunës se institucioneve. Duke riperseritur se sa i takon lejeve mjedisore bazuar ne Ligjn për Porcedurën Admnistrative neni 98,99 dhe 100, HEC kanë kaluar mbi 45 dite dhe nuk kanë marre përgjigje, konsiderohen te pajisura me Leje Mjedisore. Duke ju rikujtuar se investitorët presin me muaj e vite për një pergjigje e cila nuk ka ardhurasnjëherë nga MMPHI”, thuhet në reagim./Express/

SHPËRNDAJE