Prof. Abdurrahman Zylfiu, drejtor i QAMO-s “Skënderbeu” në kohra me te veshtira në Preshevë perballe regjimit…

Sikurse që pas 34 vjetësh Skënderbeu qe kthyer në Krujë, ashtu edhe busti i tij u kthye në Preshevë. Në vitin 1980 si emri po ashtu edhe bust i tij ishin rrëmbyer nga serbët.
Drejtori i shkollës “Skënderbeu”, prof. Abdurrahman Zylfiu, dëshmitar dhe veteran i këtij gjimnazi për agjencine e lajemeve “Presheva Jonë” shpjegon vështirësitë e gjimnazit përballë diskriminimit dhe stuhive të ndryshme, që QA “Skënderbeu” për një gjysmë shekulli i kishte bërë ballë regjimit serb

 

Qyqarllëku i Preshevës për ta mbrojtur emrin e  Q.A.”Skënderbeu” eshtë ke titulli i nje koemtni te analistit preshvar, njëherit ish-profesor i kesaj qendro shkollore në Presheve Nehat Hyseni, cka edhe ka nxitur te thuhet edhe dicka ne kete drejtijm qe sigruisht ka “harruar”  rreh kesaj teme, sidomos te mrojtzjes se  emrit te QAMO “Skendrebeu” qe atebote pretentohej nga regjimi i Bopegradit amdje edhe disda shqipfoles (profsor emrat e te cileve i posedonë redaksisa) sot drejtues te partive ne Preshevë. qe emri i kesaj shkolle te ndrrohej ne “25 Maji” ?!..

Analisti Hyseni në vazhdim ka shkruar se  “Në vend që ta mbronin Qendrën Arsimore “Skenderbeu”, ata e sulmonin me të gjitha forcat, duke bërë garë kreu komunal me Komitetin e LK të Preshevës, për të arritur poena politikë dhe për të ndërtuar karrierë politike në këtë mënyrë jokorrekte dhe të panderëshme. Pastaj i tërë aparati shtetëror i policisë lokale vihej në aksion dhe i vërsulej Q.A.”Skënderbeu”, duke inçizuar, fotografuar dhe duke intervistuar dhe marrë pafundësisht në pyetje  dhe në “biseda informative” nxënësit dhe arsimtarët dhe duke maltretuar drejtorinë e shkollës.

 

Nefail Maliqi: Dje e mbrojta Skenderbeun ne Preshevë, tash ai me bron mua ne Gjenevë!

Në vend që ta mbronin Qendrën Arsimore “Skenderbeu”, ata e sulmonin me të gjitha forcat, duke bërë garë kreu komunal me Komitetin e LK të Preshevës, për të arritur poena politikë dhe për të ndërtuar karrierë politike në këtë mënyrë jokorrekte dhe të panderëshme. Kështu, përfundoi dhe u mund rrezistenca, uniteti dhe qëndresa e lavdishme dhe heroike e profesorëve të Q.A. “Skënderbeu” ndaj sulmeve të Serbisë, si dhe pasoi ndryshimi i emrit nga “Skënderbeu”, në “25 Maji”…”

Prof. Abdurrahman Zylfiu, drejtor i QAMO-s “Skënderbeu” ishte në kohra me te veshtira në Preshevë perballe regjimit..Dhe me themelimin e gjimnazit të parë në Preshevë u mor vendim që ky institucion të pagëzohet me emrin e heroit kombëtar “Skënderbeu”, pastaj me apo pa dashje disa vjet më pas emri iu mor dhe disa vite me radhë e barti “25 Maji”.

Por me ardhjen e prof.Zylfiu  si drejtor i këtij institucioni, ju rikthye emri i mëparshëm. Se is ndodhi kjo me gjeriesisht prof.Abdurrahman Zylfiu hspjfgon si me psohte per agejncine elajemeev “Pesheva Jonë”

Prof. Abdurrahman Zylfiu: Unë personalisht jam kuadër i gjeneratave të para të mësimdhënësve të inkuadruar në procesin mësimor në shkollën tonë që në vitin e ardhshëm ky gjimnaz do të shënojë 50-vjetorin e funksionimit të vet. Si nga veteranët e parë të arsimit në Preshevë unë jam i angazhuar në ketë gjimnaz nga viti 1973 dhe meqë unë vetë kamë qenë nxënës i këtij gjimnazi dhe bashkë me gjithë kolegët që punojmë këtu i kemi i borxh shumë këtij tempulli të diturisë. Ishin vitet e ’80-ja kur u “kidnapua” padrejtësisht emri shkollës pa pëlqimin e mësimdhënësve, aksion ky politik i regjimit të atëhershëm, ku emri ju ndërrua për qëllime tashmë të njohura, nga “Skënderbeu” në “25 Maji” që simbolizonte ditëlindjen e kryetarit të ish-Jugosllavisë Titos. Më kujtohet si sot edhe reagimi i parë i gazetarin tone të njohur dikur kolal ne Presheve e sot nderkombëtzar ne organizaza me të larta botërore Nefail Maliqi,  po ashtu kuadër yni i dalë nga dyert e QA “Skënderbeu” atebote ne gazten “Zëri” te Pristinës  kishte ngritur zërin me shkrimin e tritulluar “Kujt i pengon emri i QAMO-s “Skënderbeu” të Preshevës”, shkrim ky i cli u komentua dhe sktoi reagime te shumta ne mediat serbe por edhe nga shërbimet e ckatauar serbe.

E përmenda fjalën rrëmbim, sepse pas ndërrimit të dhunshëm të emrit të shkollës, madje edhe busti i Skënderbeut kishte përjetuar të njëjtin krim, duke u rrëmbyer, por fatmirësisht ai më vonë është gjetur dhe është kthyer. Me ardhjen time si drejtor më 1 shtator të vitit 2003, për mua si objektiv parësor ka qenë rikthimi i emrit, i cili u mor pa vullnetin e atyre që punojnë e mësojnë në këtë institut. Duke qenë edhe vetë historian dhe njohës mjaft i mirë i vlerave kombëtare, angazhimi im në këtë drejtim ka qenë maksimal, për këtë e falënderoj jashtë mase edhe kolektivin dhe pas një sërë vështirësish më në fund e gjetëm një mirëkuptim që emri i kësaj qendre arsimore të rikthehej nga “25 Maji” në “Skënderbeu” dhe me 1 shtator të vitit 2006 u kthye emri pas njëzet e gjashtë vjetëve. Pasi arritëm të rikthejmë emrin me pëlqimin e kolektivit vendosëm që 2 marsin që simbolizon kuvendin e Lezhës, të jetë dita e shkollës sonë . Pas caktimit edhe të ditës së shkollës, skulptori i ynë i njohur Ismet Jonuzi e përpunoi bustin e “Skënderbeut” që sot e kësaj dite zbukuron oborrin e shkollës sonë.

 

“Dje e mbrojta Skenderbeun ne Preshevë, tash ai me bron mua ne Gjenevë!..” ka thenë duke qeshur analisti Nefail Maliqi, gazetari yne ni njohur në organizatat nderkombëtare ne Gjenevë, Zvicër. Ne foto me Astrit Leken (mes) nje veprimtar i shquar ne diasporen shqiptare dhe Sami Gashin (majtas) deputet i vetëm shqiptar ne parlamentin zviceran  

SHPËRNDAJE