Kur kanë kaluar 16 javë në La Liga, Barcelona gjendet  me 3 pikë pas Realit, por mbretërit kanë një takim më pak duke pasur mundësi ta shkoj sërish në  6 pikë diferencë.

Por, për trajnerin katalunas, Luis Enrique, i cili dha një intervistë të gjatë për “Barca TV”, kjo diferencë mund të përmbyset.

“Në La Liga jemi në disavatazh me kryesuesin, por objektivi ynë është i qartë: Duhet të ngushtojmë diferencën e më pas të tentojmë titullin. Besoj se do të jemi të aftë ta kthejmë situatën në favorin tonë”.

Ai i bëri një analizë të thellë ecurisë së skuadrës së tij gjatë 2016-ës, ku tregoi dhe ndjesitë e të qenurit në krye të një skuadra te madhe.

“Nuk kam asnjë dyshim se ndodhem në klubin më të mirë në botë, me futbollistët më të mirë. Kjo është familja ime dhe po dëfrehem shumë në punën time. Gjithsesi më duhet ta pranoj se ky profesion është shumë i vështirë dhe me shumë presion”.

46-vjeçari i pyetur për vazhdimësinë në klubin katalunas la të kuptohet se e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me ngjyrat “blaugrana”. “Ka ende kohë për të folur për të ardhmen time. Ndjej mbështetjen e klubit dhe po planifikojmë të ardhmen e afërt, duke u fokusuar tek e tashmja. E di që nëse nuk do të jem këtu, nuk do të jem në asnjë vend tjetër”.

SHPËRNDAJE