Deputeti Popullor Riza Halimi theksoi se kjo është me interes të veçant hapja e vendkalimive të reja që është parapara me marrëveshjet e më parshme nga Qeveria Federale në vitin 2005.
Arditë BEHLULI
Preshevë, 24 mars / AIK-Presheva Jonë
Në kuadër të seancës së parë të rregullt pranverore të Kuvendit Popullorë të Serbisë është shqyrtuar dhe verifikuar marrëveshja për kalim ndërkufitar në mes të Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë për regjimin e komunikacionit në zonat ndërkufitare. Deputeti Popullor Riza Halimi theksoi se kjo është me interes të veçant hapja e vendkalimive të reja që është parapara me marrëveshjet e më parshme nga Qeveria Federale në vitin 2005. Me këtë ligjë që është në procedurë e sipër po parashihet që në të dy anët e kufirit 30 kilometra nga njëra anë dhe 30 kilometra nga ana tjetër të kenë të drejtë qytetarët që pa pasaporta me leje të veçanta që merren nga organet përkatëse në nivel lokal të komunikojnë dhe të kenë mundësi qarkullimi të lirë, shprehet kështu për Radiotelevizionin Presheva Deputeti Halimi. Deputeti Halimi potencon se gjatë periudhës vijuese besoj se do të ketë gadishmëri që ministritë përkatëse dhe Qeveria të realizojnë definitivisht vednimin e vitit 2005 dhe paralelisht me këtë marrëveshje të ketë një qarkullim të qytetarëve në këtë relacion.