Ylli portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë një intervistë për televizionin egjiptian “ON” në ditët e fundit të vitit 2016, ku ka folur mbi disa aspekte të jetës së tij.

 

Për paratë

 

“Nuk mendoj se janë gjëja më e rëndësishme. Por për një futbollist ato janë diçka e nevojshme për një jetë të rehatshme pas mbylljes së karrierës.”

 

Për idhujt

 

“Nuk kam idhuj. Nuk më pëlqen të imitoj dikë sepse secili duhet të jetë unik në stilin e tij.”

 

Për të birin

 

“Ka shumë njerëz që e ngacmojnë duke i thënë: ‘Ka lojtarë më të mirë se babai yt.’ Por ai është një djalë i zgjuar, si i ati, dhe di t’i përballojë fjalët negative. Gjithnjë e këshilloj duke i thënë: ‘Ji vetvetja dhe sillu me edukatë.’ Për mua ka shumë rëndësi edukata e tij, pasi është diçka që mund ta kontrolloj.”

 

Për të ardhmen

 

“Kam dhe disa vite karrierë përpara dhe jam i lumtur për dy kontratat e shkëlqyera që kam me Real Madrid C.F. dhe Nike. Qëllimi im është që të vazhdoj të qëndroj në nivele të larta.

SHPËRNDAJE