Lozanë, 3 janar -Siq kemi njoftuar te henen e kaluar në Lozanë të Zvicrës ka ndërruar jetë në moshën 28-vjecare Bardhyl Demiri nga Presheva. Lajmin e ka konfirmuar policia e kantonit të Vaudit për “Presheva jonë”.

Policia zvicerane shpreh ngushllime për vdekjen e kolegut nga Presheva

“Prandaj, në këtë fazë të hetimeve që kryhen në raste të tilla nga ana e policisë nën mbikëqyrjen e prokurorit, hipoteza e një gjesti të dëshpërimit, pa ndërhyrjen e një pale të tretë, është e preferuar. Në nderim të familjes dhe të afërmve, autoritetet nuk do të komunikojnë asgjë në lidhje me këto fakte, duke i ftuar mediat për të respektuar dhimbjen e të prekurve.” ka thenë sot per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër znj.Adje Florence Maillard zedhenëse  e polocise ne Lozane.

Me këte rast policia zvicerane ka shprehur ngushllime për vdekjen e policit nga Presheva.

Vdekja e papritur të riut shqiptar në Lozanë të Zvicrës qe ka ndodhur ka goditur jo vetëm familjen e tij, por edhe mbarë komunitetin shqiptare ne Lozanë dhe mbarë Zvicrën  i cili me bujarinë dhe fisnikërinë e tij ka qenë i dashur dhe respektuar në mesin e shqiptarëve të Lozanës. Shkaqet e vdekjes ende po hetohen, kanë pohuar sot policia zvicerane

SHPËRNDAJE