Mesfushori i Liverpool Philippe Coutinho më në fund ka marrë çmimin Samba d’Or pasi u kurorëzua si braziliani më i mirë i cili luan në Europë. Coutinho mundi konkurrencën e yjeve të La Liga-s si Neymar, Casemiro dhe Marcelo për të fituar çmimin prestigjioz që në fund të dhjetorit por i duhej të priste deri në mëngjesin e së mërkurës për të pranuar çmimin. 24 vjeçari, i cili u përfol për një transferim te Barcelona gjatë merkatos së janarit, shënoi 13 gola për Të Kuqtë në vitin 2016 teksa ekipi i Jurgen Klopp u ngjit në vend të dytë të renditjes në fund të vitit kalendarik.

The 24-year-old midfielder was crowned as the best Brazilian player in Europe in 2016Ai gjithashtu ka ndihmuar Brazilin të ngjitet në krye të renditjes së fazës kualifikuese të Kupës së Botës për Rusi 2018 me një sërë paraqitjesh impresionuese në Amerikën Latine. Coutinho u shpërblye me një kontratë të re pesëvjeçare nga Liverpool në janar dhe tani ka si objektiv të renditet në një pozicion që i mundëson një vend në Champions League për sezonin tjetër pas një starti të vështirë të Të Kuqve në vitin 2017. Ish-mesfushori i Inter mori 32.13% të votave për Samba d’Or, me Neymar që u rendit i dyti me 27.88%.

SHPËRNDAJE