Komunën e Medvegjës gjatë së martes e kanë vizituar përfaqësuesit e kompanisë “Bata Energu” nga Nishi, me ç’rast kanë shpalos planet e veta për ndërtimin e elektranave solare dhe të një fabrike të re për prodhimin e peletit.

Janë orët e shumta me diell në Medvegjë, interes i përbashkët për fillimin e bisedimeve për krijimin e energjive solare mbi çati të shtëpive dhe ato panela në tokë, në mes të komunës së Medvgjës dhe kompanisë “Bata Energu” nga Nishi.

Gjithashtu “Bata Energu”, ka shpreh interesimin edhe për nisjen e linjës së re të prodhimit të peletit, me që, siç kanë deklaruar ata, Medvegja, ka pasuri të mëdha pyjore.

Ndërkaq, kryetari Arsiq, është shprehur i interesuar për ofrimin e mundësive për investime, me që siç ka deklaruar ai, prioritet i komunës së Medvegjës, është zvoglimi i papunësisë.

Në takim, pos kryetarit të komunës së Medvegjës, Nenad Arsiq, ka marrë pjesë edhe ndihmëskryetarja e komunës për zhvillim ekonomik, Leme Xhema./Lugina-Lajm/

SHPËRNDAJE